Gjykata, sekuestro mbi pronat e trafikantit Veshi
01/02/2005
TIRANË – Organi i Prokurorisë, pasi ka mësuar nga vajza e trafikuar vendndodhjen e pronave të të pandehurit Albert Veshi, vendosi t'i kërkojë gjykatës caktimin e sekuestros mbi to. Kështu, me vendimin e saj të djeshëm, gjykata vendosi të sekuestrojë provizorisht (deri në përfundim të hetimit gjyqësor) të gjitha pronat që ndodhen të regjistruara në emër të nënës së të pandehurit Albert Veshi nga Berati. Sekuestro u vendos mbi një apartament që ka kushtuar 36 milionë lekë, një lokal 55 milionë lekë dhe dy makinave luksoze tip "Benz", një "Eleganc" dhe një tjetër "Slloun". Adresat e pronave u dhanë nga vajza e trafikuar në Belgjikë, gjatë seancës së sigurimit të provës. E dëmtuara ishte betuar se do të fuste në burg tutorin e saj, pasi e keqtrajtoi dhe në fund vendosi ta largonte nga gjithçka. Ata ishin të fejuar dhe me gënjeshtra e premtime, arritën të shkonin deri në Belgjikë. I pandehuri Veshi e keqtrajtoi të fejuarën e tij dhe e detyroi të dilte si vitrinë në një dyqan për të tërhequr klientë. "Alberti, pasi futi në xhep të gjitha paratë që unë fitoja në ditë, vendosi të kthehej. Erdhëm të dy dhe shkuam në Berat, në shtëpi. Pasi qëndruam disa ditë, unë shpresoja se do të blenim një shtëpi dhe nuk do të ktheheshim më në Belgjikë. Alberti më mori dhe shkuam në Sarandë. Aty blemë një apartament 36 milionë lekë dhe një lokal që kushtoi 55 milionë lekë. Kujtova se pronat do të regjistroheshin në emrin tonë. Por më vonë mësova se pronat ishin regjistruar në emrin e nënës së Albertit". Vajza tha se bashkëshorti i saj me letra fiktive në Berat, e nxori pa asnjë lekë. Por nuk përfundoi këtu. Alberti me paratë e fituara nga A.S., bleu edhe dy makina luksoze. Një "Benz eleganc" dhe një tjetër "Slloun".
Mashtrimi
I pandehuri, sipas vajzës, mendoi se pas blerjes së pronave do të largonte edhe atë përgjithmonë. Kështu, ai këtë radhë nuk niset për në Belgjikë, por preferon ta dërgojë vetëm në vendin nga erdhën. "Unë u nisa në Belgjikë këtë radhë me pasaportë me emrin tim, nga Kakavija. Mbërrita atje dhe prita se mos vinte Alberti, por ai më gënjeu. Kisha vendosur ta denoncoja në Belgjikë dhe ta burgosja atje, por i shpëtoi kësaj gjëje. Pas një pritje të gjatë u nisa për në shtëpi. Ia tregova prindërve të gjithë historinë që më kishte ndodhur dhe vendosa ta denoncoja. Kur u ktheva nga Belgjika, Alberti më merrte në telefon dhe më kërcënonte se do të më eliminonte të gjithë familjen, në rast se unë do të shkoja në polici.