Vidhen dy dyqane në 1 ditë
01/02/2005 Brenda një dite, në Qarkun e Tiranës janë grabitur 2 dyqane në fshatrat e saj. Burime zyrtare policore, bëjnë të ditur se ndaj të gdhirë të së dielës, u grabit me thyerje lokali i lojërave elektronike në Kamëz, pronë e shtetasit Kastriot Shtylla. Aty janë marrë 6 mijë lekë. Autorët nuk janë zbuluar ende. Po të dielën ka pësuar të njëjtin fat një dyqan ushqimor në Pezë-Helmës, pronë e Vehbi Koxhës. Grabitësit kanë marrë atje karta telefonike me vlerë 30 mijë lekë. Policia kriminale e Komisariatit nr.4 po punon intensivisht për zbulimin dhe kapjen e autorëve të këtyre grabitjeve.