E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobitet Dako KQZ La jashte liste te burgosurit

Vangjush Dako do të jetë i dyti pushtetar vendor socialist që do të gjobitet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dako ka abuzuar me detyrën sipas KQZ-së, duke i hequr të drejtën e votës 83 personave në paraburgim. Masa e gjobës nuk është vendosur ende, por do t’i komunikohet personalisht kryebashkiakut aktual dhe kandidatit për një tjetër mandat në Durrës.

“Ta thërrasim që ta penalizojmë për këtë vepër që ka kryer. Të urdhërojmë kryetarin e bashkisë së Durrësit të ngrejë qëndrën e votimit numër 1503 në insitucionin e ekzekutimit të veprave penale në Durrës. Një praktikë të tillë e hapëm kur anulluam vendimet e kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore për lëvizjet që u kishin bërë qëndrave të votimt. Është lënë në fuqi edhe nga gjykata, pra, nuk diskutohet më kompetenca e KQZ-së”- tha kryetari i KZQ-së, Arben Ristani.

Dako, sipas maxhorancës ka refuzuar të ngrejë një qendër votimi në paraburgim, duke shkelur kompetencat në mënyrë të qëllimshme. Por sipas nënkryetares Subashi, është KQZ, ajo që po tejkalon kompetencat duke ndërhyrë në ato të pushtetit vendor.

“Për mua kjo është një shkelje thelbësore, eshikoj edhe si një precedent jo të mirë për zgjedhjet. Nuk mundet KQZ të ndërhyjë në listën përfundimtare, të ndërhyjë në vendosjen e qendrave të votimit. Nuk mundet të marrë përsipër gjithë problematikën e zgjedhjeve”- tha nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi.

Para disa javësh ishte kryetari i njësisë bashkiake nr 9, ai i cili u gjobit me 3000 lekë nga KQZ, pasi kishte zhvendosur në mënyrë të paligjshme qendrat e votimit. Në mbledhjen e rradhës, KQZ kërkoi ripërcaktim të disa qendrave të votimit në Kamzë, që sipas PS-së nuk disponojnë hapësirat e nevojshme për votim. Në total, PS ankimon 22 qendra votimi private në këtë zonë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›