Gjobitet kreu i Bashkisë së Kavajës
KONFLIKTI/ Refik Rrugia akuzohet se nuk ka penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës së Durrësit për një subjekt tregtar
Kryetari e cilësoi të padrejtë vendimin e dhënë nga togat e zeza duke apeluar dhe duke mos zbatuar urdhrin e dhënë
KAVAJË- 50 000 lekë është shuma e gjobës që zyra përmbarimore e Kavajës i ka vënë kryetarit të bashkisë së këtij qyteti. Shkak i gjobëvënies konsiderohet fakti se ai nuk ka pranuar të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Zyra përmbarimore e qytetit të Kavajës me anë të një shkrese që mban numrin e protokollit 311, të datës 01 tetor 2008 shprehET se Refik Rrugia, kryetar i bashkisë së Kavajës, në cilësinë e personit të ngarkuar nga ligji ka refuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës së Durrësit. Sipas kësaj shkrese, kryetari duhet të pezullonte një akt administrativ. Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur mes bashkisë dhe një subjekti tregtar, i cili ka marrë leje sheshi ndërtimi dhe leje ndërtimi, kontratë me anë të së cilës ka të drejtë të mbajë me qira ambiente në territorin e varrezave të Kavajës për kapanon, repart prodhimi varresh, shesh prodhimi etj. Këto ambiente, Bashkiae Kavajës kërkoi që të dorëzohen pranë saj me procesverbal, duke dërguar pranë subjektit shkresën e njoftimitnr. 567, të datës 22 gusht 2008. Në kushte të tilla, me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ambientet në fjalë u kyçën me dryna, duke bllokuar aktivitetin e subjektit tregtar. Ky i fundit, kërkoi nga gjykata që bashkia të zhbllokojë ambientet, kërkesë e cila u cilësua si e drejtë dhe u pranua nga togat e zeza. Me anë të një vendimi, trupi gjykues u shpreh në favor të subjektit tregtar. Pas 27 ditësh, më 29 shtator 2009, Bashkia e Kavajës me anë të një shkrese dërguar Zyrës së Përmbarimit të Kavajës deklaroi se “Bashkiae Kavajës e zbatoi me korrektësi këtë vendim, megjithëse e gjen atë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye e ka ankimuar në Gjykatën e Apelit Durrës”. Në fakt, kjo shkresë duket se është bërë vetëm për të shtyrë edhe më shumë afatin e urdhrit të zbatimit nga zyra e përmbarimit, e cila një ditë më pas konstatoi në terren se bashkia dhe titullari i saj kishin gënjyer, pasi ambientet në fjalë ishin të pahapura dhe të kyçura me drynat që kishte vënë në të gjitha portat Policia Bashkiake e Kavajës. Në këto kushte, zyra e përmbarimit në Kavajë vendosi gjobitjen e kryetarit të bashkisë Refik Rrugia me 50 000 lekë gjobë. Edhe në rastin e gjobës, zyra e përmbarimit ka toleruar në mënyrë të skajshme, pasi ekzekutimi i urdhrit të Gjykatës së Durrësit duhet të ishte bërë brenda pesë ditësh, ndërkohë që ambientet e kyçura nga bashkia po i shkaktojnë dëm ekonomiko-financar subjektit tregtar.
Konflikti
Subjekti tregtar ka ngritur padi ndaj kryetarit të bashkisë për dëmin që i është shkaktuar, por asgjë nuk është mbyllur këtu. Dy ditë më parë, mes përmbarimit dhe inspektoriatit ndërtimor të bashkisë pati konflikt të ashpër. Megjithë gjobën e vënë ndaj tij për moszbatim urdhri, kryetari Rrugia urdhëroi policinë ndërtimore që të shembë ambientet e ndërtuara konform ligjeve në fuqi me vendim KRRT-je. Në këtë veprim ka ndërhyrë përmbaruesi i Kavajës Isan Shameti, duke e cilësuar këtë si një shkelje ligji, megjithatë veprimi i ndërtimorëve është mbështetur dhe nga forcat e rendit. Në ngjarjen e para dy ditëve, mësohet të ketë ndërhyrë edhe policia private, e urdhëruar nga kryetari i bashkisë për ruajtjen e varrezave. Përmbaruesi Isan Shameti ka mbajtur një procesverbal për gjithçka që ka ndodhur para dy ditësh, në të cilin janë shënuar me detaje të gjitha ngjarjet dhe veprimet e Bashkisë së Kavajës. Ndërkaq, dje është depozituar një kallëzim i ri penal në ngarkim të kryetarit të baskisë, Refik Rrugia, lidhur me pengimin që ai ka bërë për ekzekutimin e urdhrit nga ana e zyrës përmbarimore.
GËNJESHTRA
Pas 27 ditësh, më 29 shtator 2009, Bashkia e Kavajës me anë të një shkrese dërguar Zyrës së Përmbarimit të Kavajës deklaroi se “Bashkiae Kavajës e zbatoi me korrektësi këtë vendim, megjithëse e gjen atë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye e ka ankimuar në gjykatën e Apelit Durrës”. Në fakt, kjo shkresë duket se është bërë vetëm për të shtyrë edhe më shumë afatin e urdhrit të zbatimit nga zyra e përmbarimit, e cila një ditë më pas konstatoi në terren se bashkia dhe titullari i saj kishin gënjyer, pasi ambientet në fjalë ishin të pahapura dhe të kyçura me drynat që kishte vënë në të gjitha portat Policia Bashkiake e Kavajës