E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, në Velipojë: Projektet kryesore të mandatit të dytë, turizmi dhe punësimi

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë njëkohësisht dhe kandidatja që kryeson listën e PD, për qarkun e Shkodrës, vijoi takimin e saj elektoral në Velipojë, ku ju premtoi banorëve të zonës se në mandatin e dytë të qeverisë Berisha kjo zonë do të shndërrohet në zonën turistike më të madhe në vend. Në 4 vitet e ardhshme, Shqipëria do të jetë vendi më i preferuar i turistëve. Shqipëria pati këto katër vite Shqipëria bumin më të madh turistik në rajon. Kjo u bë e mundur edhe falë investimeve prej rreth 700 milion dollarë në zonat turistike bregdetare, në rrugë ujsjellësa e kanalizimi, spitale, rrjete energjetike e porte, tha Topalli. Ndër të tjera ajo theksoi se në katër vitet e ardhshme, Shqipëria do të dyfishojë vizitorët e saj, dhe se në projektet e qeverisë është zhvillimi i infrastrukturës rrugore, ndërtimi i aeroporteve, porteve, dhe resorteve turistike. Do të shtrihet rrjeti rrugor drejt zonave turistike malore, për ta bërë Velipojën dhe gjithë Shqipërinë një nga vendet më tërheqëse për turizmin, dhe pas revolucionit fiskal, në mandatin e dytë në Shqipëri do të nisë një revolucion industrial që do të thotë një ekonomi e fortë, një ekonomi solide, mundësi e madhe punësimi për 160 mijë shqiptarë, përfundoi Topalli.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›