E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Banorët e Selenicës dhe të gjithë Shqipërisë do të votojnë PD, në 28 qershor

Kandidatët e Partisë Demokratike vijojnë turet e tyre elektorale në qarqet ku kandidojnë. Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati për deputet i PD, Sokol Olldashi zhvilloi disa takime me banorë të lagjeve Teqe, Saravë dhe Karbunarë, në Lushnjë, ku theksoi se një pikë e rëndësishme në programin e kësaj partie për katërvjeçarin e ardhshëm është vazhdimi i zhvillimit të infrastrukturës rrugore. Do të mbajmë të njëjtin ritëm investimesh, por duke qenë se akset kombëtare po përfundojnë së ndërtuari, në këtë zonë ka mbetur vetëm një që do ta fillojmë në vjeshtë, rruga nga Konjati në Peze dhe Tiranë, do ti kthehemi rrugëve dhe rrugicave të brendshme të qyteteve tona, për të asfaltuar çdo rrugë, çdo rrugicë, për të çuar asfalt në çdo portë. Nëse duam të kemi qytete evropiane, duhet tu japim atyre infrastrukturë të standardeve evropiane, tha Olldashi. Ndërsa kandidati tjetër Astrit Patozi, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Selenicës në qarkun Vlorës, ku është njëkohësisht dhe kryetari i PD, në këtë qark, ku u ndal në investimet e realizuara gjatë katër viteve të fundit në këtë njësi të qeverisjes vendore.
Gjatë katër viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, në qytetin tuaj janë realizuar investime me një vlerë prej më shumë se 200 milionë lekë, ose 10 herë më tepër se në periudhën e qeverisjes socialiste, tha Patozi. Ndër të tjera ai theksoi se në 28 qershor banorët e Selenicës dhe të të gjithë Shqipërisë do të votojnë PD, sepse ata do ta refuzojnë modelin e vjetër të PS, dhe liderit të saj Rama."Në 28 Qershor, banorët e Selenicës do të refuzojnë modelin e Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës, do të bashkohen me alternativën e vazhdimit të ndryshimit, duke shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e 28 Qershorit, nënvizoi, Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›