Shfuqizohet taksa e lënies së shtetësisë
09/04/2009 Ministria e Financave propozon taksa të reja për lojërat e fatit
Me këtë rregullim mundësohet çregjistrimi nga zyrat e gjendjes civile
Qeveria shqiptare i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë shfuqizimin e taksës që zbatohet në rastet e lënies së shtetësisë nga shtetasit shqiptar. Kjo ndërhyrje në ligjin “Për taksën kombëtare” është bërë me sugjerim të Avokatit të Popullit dhe ka si qëllim mundësimin e shmangies së një problematike të mbledhur në vite, që lidhet me pastrimin e regjistrave të gjendjes civile nga personat që u është hequr shtetësia shqiptare. Zyrat e gjendjes civile nuk bëjnë çregjistrimin e shtetasve nga regjistrat e gjendjes civile pa paraqitjen e këtyre të fundit dhe pa pagimin e taksës 700 lekë. Me këtë rregullim mundësohet çregjistrimi nga zyrat e gjendjes civile pa qenë i nevojshëm pagimi i taksës së lënies së shtetësisë. Gjithashtu Ministria e Financave ka përfshirë në taksa kombëtare edhe taksat për ushtrimi veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për bastet sportive, baste për gara në pistë, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive. Ligji bazë ka përcaktuar si taksë kombëtare edhe taksat portale; taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve; taksa e mjedisit, që përbëhet nga taksa e importimit të automjeteve të përdorura; taksa e karbonit për benzinën dhe taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve; taksa e rentës minerare; taksa e akteve dhe e pullës; taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, për lotarinë kombëtare, për konkursin për parashikimet sportive, kazinotë dhe për garat sportive që zhvillohen në hipodrom; taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit. Lidhur me taksat ministri Ridvan Bode ka propozuar ndryshimin e disa taksave për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit. Konkretisht, për baste sportive është 2 milionë lekë; baste për gara në pistë 1 milion lekë, për kazinotë elektronike 1 milion lekë, për bingo tradicionale 2 milionë lekë dhe për bingo televizive 2 milionë lekë. Ndërkohë pagesat për marrjen e licencës gjithashtu janë përcaktuar në këtë ligj si një shtesë, e cila është e ndryshme për raste të ndryshme. Në këtë mënyrë, për marrjen e licencës për lotari kombëtare duhen paguar 300 milionë lekë. Për kazinotë e Tiranës duhen paguar 1 miliardë lekë dhe për kazinotë në zonat turistike 300 milionë lekë. Pika 6 e neni aktual që propozohet për t’u ndryshuar përcakton që taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, kazinotë, konkurset për parashikimet sportive, për lotarinë kombëtare, për garat sportive, që zhvillohen në hipodrom për: lojërat e fatit, si lojëra aritmetike, lojëra fati sportive dhe elektronike, me fitim në çast - 10 000 000 lekë; kazinotë 1 000 000 000 lekë; lotarinë kombëtare 120 000 000 lekë; garat sportive që zhvillohen në hipodrom 20 000 000 lekë; konkurset për parashikimet sportive 120 000 000 lekë. Në bazë të ligjit të ri të lojërave të fatit struktura përgjegjëse e tyre është në varësi të Ministrisë së Financave. Projekti ka hyrë në procedurat parlamentare dhe pritet të nisë diskutimi i tij që këtë sesion parlamentar, ndërkohë që miratimi i tij mund të realizohet sesionin tjetër, pas zgjedhjeve parlamentare.