E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoni:Duam transparencë nga Ministria e Mbrojtjes

Disa deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar sot Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë një përgjigje zyrtare lidhur me shqetësimin e shprehur për bllokimin e kontrollit në këtë ministri.
 

Në një prononcim për mediat, deputiti socialist Ilir Gjoni ka deklaruar se disa nga çështje për të cilat PS-ja kërkon informacion të detajuar nga ministria e mbrojtjes janë mënyra e dhënies së gradave, transparenca për buxhetin, dërgimi i forcave paqeruajtese dhe fondet e përdorur dhe çështja e dërgesës së armatimeve.

“Kërkuam që të vijmë dhe të marrim kontakt me autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për të realizuar të drejtën e legjislativit për kontroll mbi ekzekutivin, aq me teper kur bëhet fjalë për një institucion të rëndësishëm, si kjo ministri, ku transparenca është e domosdoshme për këtë ministri si vend anëtar i NATO. Objektiv i kontrollit është zbatueshmëria e ligjit për veprimtarinë e shërbimit informativ ushtarak, për armatimet ushtarake, për eksportin, kemi të dhëna që synojmë ti zbardhim” tha Gjoni.

Në ditë më parë, deputeti socialist Piro Lutaj deklaroi se Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar kontrollet e parlamentarëve, për zhvillimin e të cilit u ra dakort unanimisht mes komisionerëve të PS e PD.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›