E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohen 10 ton mallra kontrabandë

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 10 ton mallra ushqimore kontrabandë ndërsa ka arrestuar një 59-vjeçar nga Pogradeci.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Almak” është arrestuar 59-vjeçari Shaban Fezulla dhe është shpallur në kërkim H. Busho 35 vjeç nga Pogradeci, administrator në një firmë ushqimore.
 

Mësohet se policia gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 59-vjeçarit ka sekuestruar 1 ton mallra kontrabandë ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në ambentet e firmës ku punonte 35-vjeçari Busho ka sekuestruar rreth 9 ton mallra ushqimore të ndryshme.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre me akuzën tregëtim dhe trasnportim të mallrave kontrabandë i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›