E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 Shkurti, datë e gdhendur në Historinë e shqiptarëve

TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka përshëndetur sot popullin e Kosovës për 3-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.
Në një ceremoni në Pallatin e Brigadave me rastin e dekorimit të një kontigjenti paqeruajtës në Afganistan, kreu i shtetit në fjalën e tij ka përmendur se dita e sotme është një datë e rëndësihme për popullin tjetër shqiptar, atë të Kosovës.

“17 shkurti përcaktoi në mënyrë përfundimtare fatin dhe perspektivën e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur. Kjo datë do të mbetet e gdhendur jo vetëm në historinë e Kosovës, por në historinë e të gjithë kombit shqiptar si një pikë kulmore reference” theksoi Topi.

Presidenti shqiptar gjithashtu përgëzoi Kosovën për ritmin e zhvillimit si një shtet multi etnik në rrugën e saj të integrimit në Bashkimit Europian, atje ku do të bëhet edhe bashkimi me Shqipërinë sic tha ai në familjen e madhe europiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›