Gjuetia e paligjshme, po zhduket kaprolli
06/03/2009 Filmime makabër teksa dy persona vrasin dhe më pas lënë qentë të shqyejnë specien e rrallë
Vendorët, ende asnjë ndërhyrje në mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive natyrore
ELBASAN- Gjuetia e paligjshme po zhduk kaprollin, kafshën e rrallë të pyjeve të Librazhdit. Alarmi është dhënë prej kohësh, ndërsa gjuetia pa kriter e me mjete shfarosëse si me elektricitet e mjete të tjera kanë çuar në prag të zhdukjes të kafshëve të tilla si të kaprollit, derrit të egër, lepurit të egër etj.
Argëtim me shfarosjen
Shembulli më klasik është ai i disa gjuetarëve në malet e Librazhdit që kanë vrarë gjatë këtyre ditëve të dëborës dy kaproj, të cilët konsiderohen ndër kafshët të rralla që ruhen me ligj të posaçëm. Dimri me dëborë e i tejzgjatur e ka bërë të vështirë mbijetesën për kafshët e egra. Këtë rast po e shfrytëzojnë gjuetarë të papërgjegjshëm, të cilët këto ditë po bëjnë kërdinë në pyje. Mjaft tronditëse ka qenë këto ditë vrasja e dy kaprolleve në kufi me malet e Dibrës. Ka qenë e tmerrshme jo vetëm vrasja e kafshëve, por edhe forma sesi zagarët kanë nisur t’i shqyejnë. Por skena rrëqethëse ka pasur efektin e kundërt tek gjuetarët, të cilët madje janë argëtuar nga zagarët deri sa kafshët kanë ngordhur. Një bukuroshe e tillë kishte shumë vite që nuk ishte parë në këto anë. Veç kaprojve, kafshët që janë dëmtuar më shumë nga gjuetia e shëmtuar kanë qenë derrat e egër, arinjtë dhe lepujt edhe në pyjet e thella të Librazhdit në kufi me Peshkopinë dhe Maqedoninë, në malësitë e Gramshit dhe në fshatrat e thellë malorë të Elbasanit si në Funar, Zavalinë, Labinot Mal etj. Sipas Drejtorisë së Pyjeve, situata tani është shumë e vështirë pasi me inspektorët në dispozicion është i vështirë kontrolli i të gjithë territorit. Dëmi që i shkaktohet faunës në këtë periudhë është mjaft i madh aq sa lepuri i egër, thëllëza e kaprolli në masivët pyjorë të qarkut të Elbasanit janë në zhdukje. Shqetësim përbën fakti se edhe pushteti vendor vazhdon të jetë indiferent në mbrojtje të pasurisë pyjore. Në rrethet e Librazhdit e të Elbasanit funksionojnë edhe shoqatat e gjuetarëve, drejtuesit e së cilave pranojnë se për mbrojtjen e faunës mund të ndikojnë pak. Shoqatat kanë kërkuar takim me gjithë përfaqësuesit e pushtetit lokal në prefekturën e Elbasanit. Qëllimi është sensibilizimi i njësive vendore dhe komunitetit për të mbrojtur kafshët nga vrasja. Shoqata e gjuetarëve ka kërkuar edhe ndihmën e Policisë së Rendit dhe Policisë së Pyjeve.
Fenomeni në vite
Kaprolli ashtu si shumë kafshë të tjera të egra që mbushnin pyjet shqiptare para fillimit të viteve ’90 nisi të zhdukej pak nga pak deri sa tani është e vështirë që të gjesh edhe një të vetëm. Shkak i këtij fenomeni është dalja tërësisht jashtë kontrolli i menaxhimit të pyjeve dhe të parqeve natyrore, të cilat gjithsesi gjatë kohës së regjimit komunist ishin të mbrojtur për shkak të kontrollit shumë të rreptë mbi armët e gjahut apo edhe gjuetinë. Pas rënies së komunizmit ky kontroll u zhduk duke u dhenë mundësi gjuetarëve amatorë të marrin mbarë të gjitha pyjet në kërkim të kafshëve të egra. Jo vetëm shqiptare, por edhe të huaj. Për vite të tera nuk u respektua asnjë rregull në lidhje me gjuetinë edhe pse u krijuan shoqata të gjuetarëve, por pjesa më e madhe e tyre ishin jashtë kontrollit. Gjithkush në fshatrat e thella apo afër pyjeve mund të mbajë një armë gjahu, së fundmi përdoren edhe armët luftarake, për të bërë gjueti. Por shkatërrimi i vërtetë për kafshët e egra që jetonin në pyjet shqiptare ishte shkatërrimi i pyjeve.