Në Strasburg anëtare me të drejta të plota
06/03/2009 Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton vlerësoi progresin e Shqipërisë
Ministri Lulzim Basha: Të vetëdijshëm për vlerat dhe parimet që mbart NATO-ja
Ministrat e Jashtëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm zgjerimin e saj në samitin e ardhshëm të Strasburgut. Mbështetje për anëtarësimin ka dhënë sekretarja amerikane e Shtetit Hilariu Klinton gjatë takimit që pati me ministrin tonë të Jashtëm Lulzim Basha. Gjatë këtij takimi janë ndarë mendime mbi ecurinë e reformave të vendit tonë. Sekretarja Klinton vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO, duke shprehur bindjen se në Strasburg/Kehl Shqipëria do të ulet si anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Në ministerialin e Brukselit kreu i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha ka theksuar se ndërsa Shqipëria përgatitet për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e NATO-s në Samitin e Strasburgut, pikërisht në 60-vjetorin e Aleancës, është maksimale vetëdija për vlerat dhe parimet që mbart kjo aleancë. Ai është shprehur se vendi ynë është i vendosur për të dhënë kontributin për t’i ruajtur dhe për t’i avancuar këto vlera. Ministri Basha ka falënderuar vendet anëtare për finalizimin në një kohë rekord të të gjitha procedurave të nevojshme për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ministri Basha ka bërë me dije se gjatë këtij ministeriale është theksuar vullneti i të gjithë anëtarëve për ta përfunduar procesin me depozitimin e të gjitha instrumenteve, proces i cili ka ecur shumë mirë deri tani. Ai pohoi se ka vetëm një numër shumë të vogël vendesh që janë në procesin e depozitimit dhe në këtë mbledhje u rikonfirmua vullneti i tyre për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt. “Kjo është në radhë të parë arritje e demokracive shqiptare dhe kroate në rrugën e tyre jo të lehtë, por të suksesshme të reformave. Ballkani Perëndimor nuk do të ikë nga vëmendja dhe fokusi i Aleancës në tërësi dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti, por do të vazhdojë të jetë në qendër të prioriteteve të politikës së jashtme amerikane, me qëllim përmbylljen me sukses të këtij investimi prej dy dekadash të politikës amerikane dhe të politikës së NATO-s në Ballkan me përfundimin e projektit euroatlantik dhe evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, - ka deklaruar ministri Basha. Kreu i diplomacisë shqiptare ka konfirmuar vullnetin e vendit tonë për pjesëmarrje më të gjerë në misionin e NATO-s në Afganistan. Në emër të qeverisë shqiptare Basha shprehu mbështetjen e Shqipërisë për objektivat e NATO-s, si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për rritjen e kontributit, duke demonstruar në këtë mënyrë rolin e Shqipërisë si kontribuese e sigurisë globale. Gjatë ministerialit ministri Basha ka pasur takime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, përfaqësuesin e lartë të BE-së Havier Solana, me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, të Belgjikës, të Holandës, të Norvegjisë, të Çekisë, të Kroacisë, të Spanjës, të Sllovenisë etj. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJS-së, në të gjitha takimet ai mori vlerësimin e qartë të të gjithë interlokutorëve për reformat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të arritjes së standardeve të Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm Shefer dhe të gjithë homologët e tij i shprehën Bashës kënaqësinë që në Samitin e Strasburgut/Kehlit Shqipëria dhe Kroacia do të jenë anëtare me të drejta të plota të Aleancës, duke shprehur në të njëjtën kohë edhe besimin në rolin dhe kontributin e çmuar që këto dy vende do të japin në forcimin e sigurisë në rajon e më gjerë.
Kosova
Gjatë fjalës së tij në ministerialin e Brukselit ministri i Jashtëm shqiptar është ndalur edhe mbi angazhimin e NATO-s në Kosovë, duke e vlerësuar vazhdimin e mëtejshëm të misionit të KFOR-it në konfigurimin aktual si parësor. Ai ka mbështetur të gjitha konstatimet e bëra në Këshill si nga Sekretari i Përgjithshëm, ashtu dhe nga ministrat pjesëmarrës se situata në Kosovë është përmirësuar rrënjësisht gjatë vitit të fundit që nga pavarësia. Basha vlerësoi gjithashtu vendosjen e misionit “EULEX” në të gjithë territorin e Kosovës dhe bërjen e tij tërësisht funksional. Për të një nga sfidat më të mëdha të Kosovës është integrimi i pakicës serbe në institucionet dhe shoqërinë kosovare.