E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkon fjalen, vdes ne sallen e gjyqit

Nje ndertues, nga qyteti i Durresit, gjeti vdekjen si pasoje e nje ataku kardiak, dje ne Gjykaten e Shkalles se Pare, gjate kohes qe shqyrtohej nje nga seancat e ceshtjes ne te cilen ishte i paditur. Mahmut Cano, 57 vjec, banor i lagjes nr. 18, ka qene prezent ne sallen e gjyqit gjate seances, per nje padi civile qe kishte ngritur ndaj tij familja Tabaku. Gjyqi eshte zhvilluar dje paradite ne zyren e gjyqtarit Faslli Ceka, nderkohe qe aty kane qene te pranishem te dy avokatet e paleve respektive. Pasi ka folur avokati i viktimes, Mahmut Cano papritur nuk eshte ndier mire dhe eshte ulur krejt i zbehte, duke vdekur pas disa minutash. Gjyqtari i ceshtjes, Faslli Ceka, ka bere te ditur se, "personi, qe ka qene i paditur ne kete ceshtje, Mahmut Cano, kerkoi te fliste pasi mbaroi fjalen avokati i tij Rifat Aliu. Ai tha se dua te shtoj dicka, por me pas shtoi se nuk ndihej mire. Une e nderpreva seancen dhe ai u mbeshtet tek avokati i tij, me pas thirrem menjehere mjekun qe gjendej perballe te komisioni i KEMP-it dhe me pas erdhi dhe ambulanca qe e mori". Me vone gjyqtari thote se ka mesuar per vdekjen e 57-vjecarit qe, sipas eksperteve, ka qene shume e shpejt dhe per te kane nisur hetimet. Burime nga spitali i Durresit bene te ditur se shkaku i vdekjes ka qene nje atak kardiak. Ne zyren ku ka ndodhur gjithcka brenda pak minutash ka qene edhe avokati i familjes paditese, nderkohe qe seanca e djeshme ishte seanca e radhes dhe ishte zhvilluar e qete dhe pa probleme. Mahmut Cano ishte paditur para disa muajsh nga familja Tabaku ne Durres per lirimin e nje trualli, ne te cilin ishte bere nje ndertim nga viktima. Behet fjale per nje siperfaqe prej 95 meter katrore, truall i cili pretendohet se eshte prone e familjes Tabaku. Nga ana tjeter behet e ditur se Mahmut Cano kishte marre leje ndertimi per truallin ne fjale para se familja Tabaku te merrte aktin e pronesise per truallin qe gjendet ne lagjen nr. 18 te qytetit te Durresit. Sipas gjyqtarit te ceshtjes, familja Tabaku kishte certifikate pronesie per truallin, nderkohe qe edhe i padituri kishte paraqitur dokumentet e tij ne lidhje me pretendimet qe ngrinte per ndertimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›