Teferici kerkon rikthimin, padit ministrine
Tirane - Ish-drejtori i Policise se Burgjeve, Zija Teferici, padit Ministrine e Drejtesise dhe kerkon rikthimin ne detyre nepermjet shfuqizimit te urdhrit te ish-ministrit Ilir Rusmali. Padia e depozituar ne Gjykaten e Tiranes diten e djeshme, ka si objekt te saj shfuqizimin dhe ndryshimin e aktit administrativ. Nepermjet kesaj padie, Teferici kerkon edhe rikthimin e tij ne pune, pasi urdhrin per shkarkim e ka cilesuar si te padrejte. Ceshtjen e Tefericit do ta shqyrtoje gjyqtarja Farije Budo. Zija Teferici u largua nga detyra e tij nje muaj me pare, ne saje te nje urdhri te nxjerre nga ish-ministri i Drejtesise, Ilir Rusmali.
R.C