Kujdestarët, shërbimi njihet si vjetërsi pune
28/04/2009 Rritet masa e pagesës sociale për personat me aftësi të kufizuara nga 12 mijë në 16 mijë lekë
Efektet financiare do të përballohen nga fondi rezerve i buxhetit të 2009-s
Personat me aftësi të kufizuara tashmë do të përfitojnë pagesa më të larta sociale, kjo e aprovuar dhe nga qeveria shqiptare. Përkundrejt rritjes së masës së përfitimit të pagesës mujore është vendosur që të përfshihen në skemën e kontributeve shoqërore edhe kujdestarët e tyre. Kreu i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço është shprehur gjatë ditës së djeshme se invalidët para- dhe tetraplegjikë si dhe kujdestarët e tyre pas daljes së vendimeve të qeverisë do të përfitojnë më shumë asistencë financiare dhe sigurime shoqërore, çka do të thotë se do të përfitojnë kontribute shoqërore edhe kujdestarët që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara. Konkretisht periudha e shërbimit si kujdestar për personat pranë para- dhe tetraplegjikëve, të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk përfitojnë të ardhura nga sigurimet shoqërore, do të vlerësohet si periudhë sigurimi. Në këtë mënyrë, kujdestarët do të përfitojnë të ardhura nga skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, si pension, lejelindje, sigurim shëndetësor për dëmtim në aksident në punë dhe sëmundje profesionale. Aktualisht ka nisur puna për zbardhjen e listave të plota të kësaj kategorie, të cilëve do t’u njihet shërbimi i ofruar si vjetërsi pune pranë organeve të sigurimeve shoqërore. “Shërbimi Social Shtetëror, mbështetur në informacionin e dërguar nga njësitë vendore, ka filluar punën për të hartuar listat e kujdestarëve përfitues, në bazë të të cilave do të përllogariten fondet që nevojiten për pagesën e kontributeve për këtë kategori shoqërore”, - ka pohuar Naço. Ndërkohë me vendimin e marrë edhe nga qeveria për një ndryshim në “masën, kriteret dhe procedurat e përfitimit të një pakete të veçantë higjienosanitare për invalidët para- dhe tetraplegjikë”, masa prej 12 000 lekë në muaj zëvendësohet me masën 16 000 lekë, e cila është dhe pagesa e re sociale që do t’i jepet kësaj kategorie. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga fondi rezerve i buxhetit të përcaktuar për vitin 2009. Sipas të dhënave të raportuara, rezulton se në të gjithë vendin janë të regjistruar si mbajtës të këtij statusi rreth 3500 persona, të aksidentuar në punë ose gjatë jetës. Këto ndryshime kanë ardhur dhe si rezultat i protestave të bëra pak kohë më parë nga përfaqësuesit e kësaj shtrese, që pretendonin se pagesat e mbrojtjes sociale me të cilat trajtoheshin nga shteti nuk mjaftojnë për mbylljen e shërbimeve bazë që këta të fundit kanë, ndaj kërkojnë vëmendjen urgjente të shtetit për të ndryshuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen.