Shtohen kuotat e pranimeve në Akademinë e Arteve
28/04/2009 Ndryshimi, pritet kalimi në Universitet
Akademia e Arteve për vitin e ardhshëm studimor do të vërë në dispozicion të konkurruesve më shumë vende pranimi sesa një vit më parë. Ky institucion, ndonëse nuk e ka dërguar ende shkresën zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit në lidhje me kuotat e pranimeve për secilin prej fakulteteve, pohon se krahasuar me një vit më parë këtë vit do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e larta në programet e studimit të kësaj akademie më shumë kandidatë. Sipas rektorit të Akademisë së Arteve, Petrit Malaj, i cili shprehet se tashmë janë paracaktuar kuotat e pranimit, por këto do të dërgohen në MASH pas mbledhjes që do të zhvillohet, duke qenë se akademia do të kalojë në stad universiteti dhe si e tillë do të ketë më shumë pranime. Kjo pasi është propozuar që pjesë e saj do të bëhen dhe dy fakultete të tjera përveç atyre ekzistuese, duke bërë kështu një ndarje më të mirë të programeve që do të ofrohen në të. Ndërkohë lidhur me tarifat e studimit është pohuar se ato do të miratohen nga qeveria pas propozimeve të shpallura nga rektorati i Akademisë së Arteve, por sipas deklarimeve paraprake këto të fundit nuk pritet të kenë ndonjë rritje drastike krahasuar me tarifat e aplikuara gjatë vitit të shkuar. Konkretisht në programin e studimit “Regji filmi” vjet është shënuar tarifa më e lartë e regjistrimit - 80 000 lekë, ndërsa degët e tjera apo programet e tjera të studimit tarifat ishin rreth 30 000 lekë. Akademia e Arteve përbëhet prej tri fakultetet aktualisht: ai i Muzikës, Arteve Figurative dhe Artit Skenik, ndërkohë që me kalimin në nivel universiteti do të bëhen pesë fakultete.