Gripi i derrit
28/04/2009 Në QSUT dhoma të veçanta për izolimin e rasteve sporadike
Mblidhen urgjentisht institucionet për masat parandaluese
Këshillohet kujdes, simptomat janë të ngjashme me gripin normal, ndërsa pasojat fatale
Shtohet frika ndaj epidemisë së gripit të derrit, që tashmë ka prekur jo vetëm Meksikën, ku ka shënuar një numër të lartë viktimash), por pohet të ketë mbërritur edhe në Evropë. Madje, vendet fqinje, si Italia apo Greqia, tashmë janë vënë në gjendje gatishmërie.
Përkundrejt rrezikut të shfaqur Ministria e Shëndetësisë në një mbledhje urgjente të zhvilluar dje me përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, Ministrisë së Bujqësisë dhe zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka diskutuar për masat që duhen marrë për parandalimin e shfaqjes së epidemisë. Zëvendësministri i shëndetësisë ka pohuar se deri tani nuk ka asnjë rast rreziku të shfaqur në vendin tonë nga kjo epidemi. Njëkohësisht janë udhëzuar të gjitha drejtoritë e shëndetit publik që të rrinë në gjendje vigjilence për të shmangur çdo rast sporadik që mund të shfaqet. “Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin e ashtuquajtur ‘virus i derrit’. Situata epidemiologjike në vend po ndiqet me vëmendje nga dy ministritë tona, si dhe jemi në kontakte të vazhdueshme me OBSH-në, me rrjetin e rregullores ndërkombëtare sanitare, me institucionet të shëndetit publik evropian mbi rrjetin e monitorimit ndërkombëtar të gripit, duke përfshirë këtu edhe Organizatën Botërore të Epizootive, për adaptimin e të dhënave të përditshme mbi përhapjen”, - ka pohuar Ivanaj.
Situata
Zëvendësministri gjithashtu është shprehur se, bazuar në rekomandimet e OBSH-së, të gjitha institucionet e specializuara kanë rritur nivelin e vigjilencës në lidhje me kontrollin e gripit”. “Informojmë se në vendin tonë nuk ka asnjë ndryshim të nivelit të riskut, pra nuk ka vend për panik apo për ndryshim të sjelljeve tona të përditshme”, - ka vijuar ai. Pavarësisht kësaj situate, është deklaruar zyrtarisht se nuk do të ndalohet importimi i produkteve të mishit. Kjo pasi Shqipëria nuk importon produkte të mishit dhe nënprodukte të tij nga Meksika. Pas udhëzimeve të marra specialistët e Institutit të Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë masat e higjienës me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit A-H1N1 edhe në vendin tonë. Ky virus është një lloj kombinimi ndërmjet gripit të derrit, shpendëve dhe njeriut dhe parandalimi i tij me vaksinë është e pamundur, duke qenë se nuk ka një të tillë. “Virusi që e shkakton atë përmban komponentë të virusit të gripit të derrit, gripit të shpendëve dhe gripit të njerëzve. Pavarësisht se quhet ‘gripi i derrit’, kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili nuk është identifikuar më parë deri tani. Ky nuk ka lidhje fare me konsumin e mishit të derrit. Kur themi se kemi të bëjmë me grip, kemi të bëjmë me përhapje të rrugëve respiratorë dhe nëpërmjet kontaktit. Simptomat janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm”, - ka deklaruar dje specialistja e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino.
QSUT /infektivi
Për të parandaluar ardhjen e epidemisë edhe në vendin tonë, po merren masat e duhura për trajtimin e shpejtë, duke izoluar pranë pavijonit të infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo rast sporadik që do të shfaqet. Për këtë pohohet se pranë këtij reparti në QSUT po përgatiten dhoma të veçanta, të cilat do të jenë në gjendje gatishmërie për trajtimin e të sëmurëve. Ndërsa OBSH-ja ka deklaruar se do të vijë në ndihmë të vendit tonë për çdo situatë problematike që do të shfaqet.
Virusi i gripit
sëmundja e gripit të derrave shfaqet si një problem frymëmarrjeje tipik dhe shkaktohet nga një virus i veçantë gripi i tipit A. Mjekët pohojnë se mundësia për t’u infektuar është tepër e lartë te njerëzit që janë në kontakt direkt me këto kafshë, por në rast infektimi kjo sëmundje fillon të përhapet me shpejtësi nga njëri person tek tjetri, duke shtuar numrin e të prekurve.
Simptomat
Simptomat e shfaqjes së këtij gripi, sipas mjekëve, janë të ngjashme me ato të gripit normal, por pasojat mbeten tepër të rënda, pasi rezulton të jetë vdekjeprurës. Shenjat klinike të sëmundjes janë temperaturë e lartë e shoqëruar me kollë, dhembje koke, marrje mendsh dhe këputje. Shumë prej personave të prekur kanë shfaqur edhe diarre e të vjella të vazhdueshme.
Transmetimi
Transmetimi i këtij gripi bëhet ose përmes kontaktit me kafshët që bartin virusin, ose përmes kontaktit me personat e sëmurë. Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektuar gjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimit total nga simptomat. Ndërkaq fëmijët mund të qëndrojnë të prekur nga ky virus edhe për një kohë më te gjatë.
Trajtimi
Trajtimi i këtij virusi është tepër i vështirë, për shkak se nuk ekziston një vaksinë parandaluese për efektet fatale që lë ky virus te njerëzit. Megjithatë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se janë të shumta ilaçet që mund të ndihmojnë dhe të krijojnë rezistencën e duhur ndaj këtij virusi, siç janë antiretroviralët, por ndërkohë kërkohet dhe higjiene e lartë.
Situata
Gripi i derrave është shfaqur fillimisht në Meksikë, ku ka shënuar 103 të vdekur dhe rreth 1600 të prekur. Ndonëse dyshohet për raste edhe në Evropë, në Francë flitet për 10 të prekur, në Spanjë 4 dhe 2 raste të tjera në Skoci, këto ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë është përhapur pasivisht edhe në SHBA, ku tashmë është shpallur gjendja e emergjencës.