E Diel, 1 Nëntor 2026

Peru, shpëtohen dhjetëra turistë të bllokuar në një park natyror


Autoritetet Peruane kanë mundur të shpëtojnë dhjetëra turistë të bllokuar në një park natyror të martën në pjesën jugore të vendit, ndërsa bëhet me ditur se ky ishte operacioni i dytë i shpëtimit nëpërmjet ajrit i realizuar deri tani këtë vit. Helikopterët e policisë peruane dhe të ushtirsë , realizuan shpëtimin e 29 turistëve që ndodheshin në parkun kombëtar Manu, në rajonin e Amazonës , midis Kuskos dhe Madre De Dios-it. Turistët ishin bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të tokës , e cila kishte krijuar edhe pengimin e tyre. Nga kjo ngjarje pati edhe persona të lënduar. Sipas autoriteteve peruane, 21 nga 29 turistët ishin shtetas të huaj me kombësi nga Gjermania , Anglia dhe Argjentina. Shirat e dendura e të vazhdueshme të regjistruara së fundmi, në rajonin e amazonës në Peru, kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dheut, e për pasojë edhe shkatërrimin e dhjetëra banesave. Deri në fund të muajit janar, rreth 4.000 turistë u bllokuan në Aguas Calientes, një ndalesë mjaft e frekuentuar për turistët që nisën për rrënojat e famshme të Incan-it, në Machu Piçhu. Autoritetet peruane evakuuan turistët nga ky rajon pesë ditë më parë, ndërsa bëhet me dije se pika turistike Machu Pichu do të rihapet në 1 prill, pas procesit të riparimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›