Kontributet e sigurimeve shoqerore thellojne gropen
Kontributet e sigurimeve shoqerore rezultojne se mungojne rreth 2.3 miliarde leke ne buxhet. Beteja e nisur nga qeveria per luften ndaj punes se zeze duket se prej kohesh nuk ka dhene rezultat konkret. Plani kishte parashikuar qe te mblidheshin ne total per gjithe periudhen 11-mujore rreth 36.6 miliarde leke, por ne fakt ne buxhet jane arketuar 34.3 miliarde leke. Te ardhurat nga taksa mbi te ardhurat personale jane rritur si rezultat i takses se sheshte, por futja ne skeme e punonjesve te rinj nuk ka ndodhur, pavaresisht skemave te ashpra te qeverise. Pak kohe me pare u miratuan dhe u futen ne fuqi disa ligje te rendesishme si pagat e references, percaktimi per kontributet e sigurimeve shoqerore si dhe futja e urdhrit per kalimin e transaksioneve ne rruge bankare. Ne keto kushte, kur prej vitesh nuk realizohet plani per mbledhjen e kontributeve per sigurime shoqerore, edhe institucionet nderkombetare kane reaguar per me shume pergjegjesi dhe reforma ne kete fushe. Banka Boterore ka bere te ditur se sistemi i sigurimeve shoqerore duhet te reformohet. Nga ana tjeter, edhe pse ne keto kushte nuk eshte realizuar plani, qeveria me taksen e sheshte do te ule kontributin me 3 here. Kjo gje shihet nga shume ekonomiste si rrezik per sistemin. Gjithsesi, nga 1 janari kontributi per sigurimet shoqerore do te kushtoje 10 per qind nga 29 per qind qe eshte sot.
17 Dhjetor 2007