E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: 13 vjet Kapllanit për 3 tonë drogë

 

TIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda shpalli fajtor për akuzën e trafikut të narkotikëve dhe dënoi me 13 vjet heqje lirie të akuzuarin për trafik droge, Fatbardh Kapllani. Vendimi për të akuzuarin nga Kanina e Vlorës u shpall dy ditë më parë nga togat e zeza të Krimeve të Rënda. Në seancën e së premtes, gjykata i dha fund shqyrtimit gjyqësor në ngarkim të tij, duke e shpallur atë fajtor për akuzën që rëndonte mbi të. Pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë për dënimin e tij me 14 vjet burg dhe të mbrojtjes për shpalljen e tij të pafajshëm, gjykata vendosi dënimin e Kapllanit me 13 vjet burg. Kapllani u arrestua në mars të vitit 2007 në kuadrin e operacionit policor të koduar “Vjosa 2007”. Ai u arrestua pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit” së bashku me 6 vetë të tjerë, teksa po tentonin të trafikonin një sasi prej 344 kilogramë kanabis sativa. Gjatë kontrollit policor në banesën e Kapllanit u gjet një mjet lundrues tip gomone me gjatësi 4.2 metër me motor 50 kuaj fuqi, një thes i mbushur me kanabis sativa dhe dy peshore. Sipas organit të akuzës, mjeti do të përdorej për trafikun e drogës. Pas dërgimit të grupit në gjykatë, Kapllani u veçua nga të tjerët. Kjo, pasi për pjesën tjetër të grupit u pranua kërkesa për gjykim me kohë të shkurtuar. Për 6 personat e tjerë M. Halka, P. Bregu, T. Kushi, P. Lala, S. Resulaj, T. Kapllani, A. Binjaku, A. Rrumbullaku dhe D. Mernica, Gjykata e Krimeve të Rënda dha një total prej 61 vitesh burg në korrik të vitit të kaluar.          ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›