Gjykata, 20 vjet burg 5 trafikantëve
TIRANE – Burg dhe gjoba në para për pesë të akuzuarit për trafikimin e një të mituri drejt Greqisë. Gjykata për Krimet e Rënda dënoi dje me 6 vjet heqje lirie dhe 6 milionë lekë gjobë Alfred Xhambazin, me 5 vjet e 6 milionë lekë gjobë Ervehe Rizvon dhe 5 vjet e 300 mijë lekë gjobë Dritan Sulën, të tre për akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në bashkëpunim”. Ndërsa për Zana Shosharin, gjykata vendosi 4 vjet burg e 300 mijë lekë gjobë për akuzën e “kërkimit të shpërblimeve për procedurat e birësimit”. Në vendimin përfundimtar gjykata kishte rrëzuar akuzën e “trafikut të qenieve njerëzore” për dy nga të pandehurit duke i dënuar ata vetëm për “dhënie ndihme në trafik të paligjshëm të kufirit”. Duke pasur parasysh edhe akuzën, që ishte rrëzuar dje nga gjykata, prokuroria për krimet e Rënda kërkoi në pretencë dënimin deri në 18 vjet burg për disa nga të pandehurit. Të pandehurit e kësaj çështje akuzoheshin për trafikimin e një fëmije të mitur drejt Greqisë. Arrestimi i tyre u bë në nëntor të vitit 2006 pas infiltrimit në blerjen e fëmijës të një gazetareje të një emisioni investigativ. ar.ba