Gjykata, 3 vjet burg për 74-vjeçarin, kultivues të bimëve narkotike
21/10/2004 FIER - Një 74-vjecar, nga fshati Kreshman i rrethit Fier, është dënuar dje nga gjykata e Shkallës së Parë e Fierit me 3 vjet burg.
Ilmi Hoxha, që nga viti 1999, kohë kur në arat e tij u gjendën të mbjella 2 mijë rrënjë kanabis sativa, ka qenë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer. Në 12 korrik të vitit 1999, nga një kontroll i policisë në këtë fshat, në një sipërfaqe prej 1200 metra katrorë, janë konstatuar 2 mijë rrënjë bimë të mbjella kanabis sativa, pronë e familjes Hoxha. Në këtë kohë, policia ka arrestuar njërin prej djemëve të Ilmi Hoxha, por më pas, nga dëshmia e vetë Ilmiut, atëherë 70 vjeç, ai është lënë i lirë, pasi i ati kishte pranuar autorësinë e kësaj vepre penale.
Avokatja mbrojtëse Antoneta Çunaj, ka kërkuar që klienti i saj Ilmi Hoxha të marrë një masë të lehtë dënimi për efekt të moshës, të disa sëmundjeve që rrezikonin shëndetin e 74-vjeçarit si dhe për efekt të tejkalimit të kohës së gjykimit të çështjes. Ndërsa prokurori Arben Nelaj, kishte kërkuar 3 vjet burg për Ilmi Hoxha, kërkesë që është marrë në konsideratë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Adelina Zarka.