PD: Nuk ka mocion ndaj Nanos
21/10/2004 Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha dje se nuk do të ketë një iniciativë për mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Fatos Nano dhe pas festimeve që ai ka bërë në Greqi në ditën kur në Kosovë u varrosën 16 nxënësit, që kanë humbur jetën në Fushë Arrëz. "Ai u pa në një nga buzuqet e Selankut. Besoj se sondazhi do të kishte dalë në mënyrë të tillë ku shumica do t'i kërkonte të linte karrigen. Por, në parlament ka raporte të tjera. Ai akoma mban një grup mbas vetes, që mund të realizojë mazhoranca fiktive dhe që nuk i përgjigjen atij treguesi shoqëror. Ne dhe në komunikimin me median kemi denoncuar atë turp", tha Topi, në një prononcim të tij. Nënkryetari i demokratëve tha se Nano "duhet të ketë përgjegjësinë minimale që të bëjë aktin e dorëheqjes”. Në këtë mënyrë demokratët kanë theksuar se socialistët do të jetë të detyruar të votojnë pro kryeministrit të tyre në rast të kërkesës për mocion mosbesimi. Ndaj dhe një veprim i tillë është cilësuar i panevojshëm nga opozita.