Kthehej nga pylli, plagoset në shtëpinë e tij nga policia. Kërkohej Isufi, plumbin dhe drurin e hëngri Vladimiri
21/10/2004 BURREL – Një person i pafajshëm është plagosur me armë zjarri dhe është keqtrajtuar nga policia më pas.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, në fshatin Shulbaster, të komunës së Gurrës, në rrethin e Matit. Vitkima ka qenë Vladimir Kadiu, ka rënë pre e policisë në banesën e tij.
Viktimë e dhunës së policisë kanë rënë edhe të afërmit e Vladimirit, të cilët kanë denoncuar sjelljen e uniformave blu.
Plagosja me armë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 të ditës së martë, ku dhjetëra policë të komisariatit të Burrelit, rrethuan banesën e shtetasit Isuf Kadiu në fshatin Shulbaster, të komunës së Gurrës, në rrethin e Matit. Qëllimi i këtij aksioni policie, ishte arrestimi i këtij personi, një i kërkuar të kërkuar, pas denoncimit nga një bashkëfshatar.
Disa herë më para, policia kishte dështuar në kapjen e tij, ku, pas çdo aksioni, ai mundej t’u shpëtonte uniformave blu.
Mesidtën e së martës, sërish policë të shumtë kishin hyrë në banesën e të kërkuarit dhe kishin kërcënuar familjarët e tij.
Ndërkohë që policia kishte filluar kontrollin në banesë, në shtëpi ka qenë duke u kthyer 26-vjeçari Vladimir Kadiu, i cili kishte qenë në pyll për dru. Kur ai kishte parë forcat e policisë kishte tentuar të largohej nga frika, por, ndërkohë, vetëm pak metra larg shtëpisë, një nga efektivat e policisë kishte qëlluar në ajër për ta ndaluar. Ndërsa Vladimiri ka tentuar të largohet, disa metra më tej, nga një pritë tjetër e policisë është qëlluar me armë zjarri mbi 26-vjeçarin, duke e plagosur në njërën këmbë.
Keqtrajtimi i policisë
Plagosja me armë e Vladimirit, është pasuar nga dhuna e policisë, e cila nuk ka munguar ndaj tij.
Shpresa, nusja e shtëpisë, dëshmitare në vendngjarje, tregon se kishte parë “nga prapa shtëpisë Vladimirin dhe pesë policë që po e rrihnin, ndërkohë që ai bërtiste se, ‘jam Vladimiri dhe nuk jam personi që ju kërkoni’. Pashë që Vladimiri rënkonte nga këmba që i rridhte gjak. U kërkova policëve të ndalnin, duke i treguar edhe këmbën e gjakosur, por ata m’u përgjigjën se ‘do t’u tërheqim të gjithëve zvarrë’. Më pas vjen edhe nëna, e cila si përgjigje të kërkesës së saj për të ndalur, ka marrë disa goditje të pamëshirshme”, tregon Shpresa.
Keqtrajtimin e policisë e konfirmon edhe Veli Kadriu, një nga fqinjët e familjes Kadiu, i cili tregon se “kam parë policët duke tërhequr zvarrë Vladimirin, për të cilin më erdhi shumë keq për keqtrajtimin që i kishin bërë dhe për plagosjen në këmbë”.
Pas kësaj dhune, të plagosurin e kanë shoqëruar në komisariatin e policisë së Burrelit.
Familjarët denoncojnë policinë
Ndërsa prej dy ditësh, Vladimiri qëndron në spital, duke u ruajtur nga dy policë, nga ana e drejtuesve të komisariatit të policisë së Burrelit nuk japin asnjë shpjegim se përse ndodhi e gjithë kjo dhe përse ai mbahet ende nën mbikëqyrjen e uniformave blu.
Sipas të afërmve të viktimës së dhunës së policisë, mësohet se nga ana e tyre është bërë denoncim për dhunën e ushtruar nga policia e Burrelit.
Familjarët kanë denoncuar gjithashtu edhe dhunën, sharjet e fyerjet e policisë ndaj tyre.
Për këtë qëllim, ata kanë kërkuar dhe një avokat. Avokati Islam Ismaili, do të jetë emri që qo të përfaqësojë e mbrojë të plagosurin nga policia e Burrelit si edhe familjarët e tij.
Ngatërresa e policisë
Kërkohej Isufi, plumbin dhe drurin e hëngri Vladimiri
Njëri nga vëllezërit Kadiu, e pikërisht Isufi, tre muaj më parë kishte bërë një zënkë me një person të familjes Muharremi, nga fshati fqinj. Ata kishin denoncuar në organet e policisë dhe që prej tre muajsh, Isufi ishte shpallur person në kërkim nga policia dhe disa herë, sikurse tregojnë edhe të afërmit e familjes, policia kishte shkuar në banesën e tyre, për të kapur Isufin.
Por, nga ana tjetër, familjarët e Isufit tregojnë se konfliktin me familjen Muharremi e kishin mbyllur dhe ata nga ana e tyre e kishin tërhequr denoncimin.
Për të shuar këtë konflikt me familjen Muharremi, persona të afërm të dy familjeve kishin ndërhyrë për ta mbyllur atë dhe kjo ishte arritur një muaj më parë, duke pirë edhe kafet e pajtimit.
Flet Shpresa, nusja e Isufit, i cili kërkohej nga policia
“Vladimiri rënkonte nga këmba e plagosur, policia nuk ia kursente dhunën”
Ku ndodheshit ju në momentin që erdhi policia?
Kisha fëmijën një vjeç në krah dhe ndodhesha në shtëpi.
A kërkuan gjë policët nga ju?
Po. Më kërkuan të lëshojë fëmijën dhe të nxirrja e tregoja ku ndodhej burri im, të cilin ata e kërkonin. Duke me sharë e fyer me fjalët ‘jeni familje kriminelësh’, njëri prej policëve më kapi nga krahu dhe tentoi të përplaste fëmijën në tokë.
Çfarë bënë më pas policët?
Më pas, filluan kontrollin në shtëpi, duke përplasur gjithçka me forcë. Një polic, emrin e të cilit nuk e mësova, por me thinja në kokë, më drejtoi psitoletën. Pasi kontrolluan gjithë shtëpinë dhe u bindën se nuk ndodhej në shtëpi ai që kërkonin, sërish na bënë presion duke na ofenduar me një fjalor tepër banal.
Po Vladimiri ku ndodhej në ato momente?
Ai kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shkuar në pyll për të bërë dru. Kur po kthehej, ai nuk dinte se në shtëpi ndodheshin policët.
A e patë kur u plagos Vladimiri dhe çfarë mbani mend?
Fillimisht dëgjova disa krisma armësh dhe dola menjëherë për të parë ç’kishte ndodhur. Pashë që nga prapa shtëpisë Vladimirin dhe pesë policë që po e rrihnin, ndërkohë që ai bërtiste se, ‘jam Vladimiri dhe nuk jam personi që ju kërkoni’. Pashë që Vladimiri rënkonte nga këmba që i rridhte gjak. U kërkova policëve të ndalnin, duke i treguar edhe këmbën e gjakosur, por ata m’u përgjigjën se ‘do t’u tërheqim të gjithëve zvarrë’. Më pas vjen edhe nëna, e cila si përgjigje të kërkesës së saj për të ndalur, ka marrë disa goditje të pamëshirshme. Pas kësaj, policët e morën forcërisht Vladimirin dhe me makinat e tyre u larguan.
Flet Mane Kadiu, nëna e Vladimirit
“Jam në hall për shëndetin e djalit. Policia nuk më lejon ta takoj”
Ku ndodheshit në momentin e plagosjes dhe keqtrajtimit të djalit tuaj?
Isha duke u kthyer nga ara ku punoja dhe pash djalin që po e rrihnin policët.
A i kërkuat policëve të ndalnin dhunën?
Po. Lëshojeni se është i pafajshëm, ju thashë atyre. Por ata më shtynë, duke me sharë, ndërsa unë rashë në një kanal.
A jeni interesuar për djalin?
Po. Të nesërmen vajta për t’u interesuar për djalin, i cili ishte i shtruar në spitalin e Burrelit dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve. Por, këtu policia nuk më lejoj të takohesha me djalin, i cili ruhej nga dy policë. Jam në hall për shëndetin e tij.