E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja franceze, takim me krerët e Vlorës

Ambasadorja franceze, Christine Moro, ka vizituar sot qytetin e Vlorës, ku është takuar me përfaqësues të pushtetit lokal.  Moro është ndalur në prefekturën e qarkut të Vlorës, për tu njohur më konkretisht me shërbimin e këtij institucioni, ku u prit nga prefekti Eduart Velçani.

Më tej, Moro është takuar me të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave në Rrethin e Vlorës. Në vijimësi të takimeve të saj ditën e sotme, ambasadorja e Francës ka zhvilluar një takim edhe me drejtues dhe efektivë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Në takim, drejtori i policisë, Artan Cuku, e ka njohur ambasadoren me situatën e rendit dhe sigurisë publike në Qarkun e Vlorës si dhe me operacionet e arrestimet e suksesshme më të fundit të bëra nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, si dhe me bashkëpunimin që Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka me Policitë homologe.

Gjithashtu nga ambasadorja franceze është paraqitur një iniciativë për bashkëpunim mbi projektin që do të nisë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, për rritjen e performancës në lidhje me të drejtat e të miturve. / Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›