E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkon azil ne Finlande e kercenojne ata qe ka arrestuar

Kercenimet e vazhdueshme nga grupet kriminale detyruan para disa vitesh largimin nga Shqiperia te nje prej oficereve te larte te policise shqiptare por tani duket se rreziqet per jeten e tij dhe te familjareve mund te kthehen serish. I larguar fillimisht drejt Greqise e me pas ne Finlande Pellumb Lisha me bashkeshorten dhe tre femijet rrezikon kthimin ne Shqiperi vend ku sipas Lishes jeta e tij dhe e familjareve kercenohet seriozisht. Sipas autoriteteve finlandeze dhe mediave lokale ne lokalitetin Turku te Finlandes ne ndihme te familjes se ish-oficerit te policise eshte ofruar kisha St. Michael. Mediat lokale raportojne se rezidenca fetare pasi eshte njohur me problemin qe ka shoqeruar prej vitesh familjen Lisha ka menduar te siguroje nje vendqendrim te sigurt. Per mediat lokale ka folur pastori i kesaj kishe Jouni Lehikoinen duke thene se nuk ka asnje arsye qe familja e Pellumb Lishes te largohet nga Finlanda. Ne besojme se do te jete e paarsyeshme te largohen nga ketu - ka deklaruar Jouni Lehikoinen pastor i kishes St. Michael. Pas bisedave me familjen Lisha pastori deklaron se familja shqiptare ka pasur kercenime ne Shqiperi. Po keshtu edhe femijet tani ne moshe te adoleshences jane kercenuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›