Gjykata Administrative, PS dëgjesë publike, Xhafaj: T’i shërbejë biznesit
TIRANE- Partia Socialiste ka organizuar sot një dëgjesë publike për projektligjin e ngritjes së Gjykatës Administrative, ndërsa sekretari për ëështjet ligjore Fatmir Xhafaj deklaroi se kjo dëgjesë është organizuar me qëllim që në ligj të përfshihen edhe propozimet e grupeve të interesit, sic janë bizneset.
Relatori i pr/ligjit sipas Xhafaj, do të jetë Armando Subashi.
Ai tha më tej se “Procesi është tejet i rëndësishëm, për shkak të impaktit që ka dhe për interesin e vecantë që ka treguar komuniteti i biznesit per këtë pr/ligj”.
Xhafaj deklaroi më tej se qëllimi i PS është që të bëhet një ligj i mirë që t’i shërbejë interesave të biznesit.
“Kemi parashikuar një sërë seancash dëgjimore me biznesin, specialistë, petagogë. etj, për të pasur transparencë në këtë proces, por kryesorja është të kemi një ligj të mirë. Kemi një sërë sygjerimesh nga organizatat botërore si USAID, OSBE, etj të cilat duhet të merren parasysh”, shtoi ai.
Ngritja e Gjykatës Administrative synon të zgjidhë kryesisht mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore. Ngritja e një institucioni të tillë si pjesë e sistemit të drejtësisë është dhe një nga kushtet, që vendi duhet të plotësojë për anëtarësimin në BE.
(ma.ar/BalkanWeb)