E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Në Europë duhet të flasim me një zë, dialogu politik me rëndësi

TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se sfida më e madhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është bashkëpunimi politik.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 6-të të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit, Meta theksoi se forcimi i dialogut politik është i rëndësishëm për të ecur përpara në rrugën drejt Europës.
“Sfida jonë e madhe për integrimin bashkëpunimi politik. Në Europë duhet të flasim me një zë.”- deklaroi Meta.

Më tej, lideri i LSI-së vuri në dukje faktin se Shqipëria ka zbatuar mirë marrëveshjen e MSA-së, ku sipas tij, progresi më pozitiv dhe më i qëndrueshëm ka të bëjë me kriterin ekonomik ku Shqipëria ka qënë dhe është një vend që është vlerësuar pozitivisht gjithnjë dhe kjo për shkak edhe të reformave, sikurse edhe përafrimi i legjislacionit ku progresi ka qënë tepër i konsiderueshëm.

Sipas tij, sfidat me të cilat ndeshemi janë të ngjashme midis vendeve të rajonit duke vënë në dukje çështje si të drejtësisë apo të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në kuadër të 12 prioriteve integruese, për liderin e LSI-së, dhe anëtarin e komisionit parlamentar të integrimit, prioritet kyç mbetet sidomos në drejtim të reformës zgjedhore pastaj parlamentare dhe në fushën e drejtësisë  Lidhur me planin kombëtar të veprimit, Ilir Meta tha se "duhe të jetë sa më gjithëpërfshirës si dhe të kemi një bashkëpunim sa më konstruktiv dhe sidomos vullnetin për zbatimin".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›