Grabitja e bankës në Vlorë, ndalohet një 26-vjeçar
VLORE – Policia e Vlorës ndaloi një person të dyshuar për përfshirje në tentativën e grabitjes së filialit të një banke, një ditë më parë.
Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin Krenar Shehaj, drejtuesi i mjetit me të cilin kanë qarkulluar 3 autorët e ngjarjes, të maskuar dhe të armatosur.
Të njëjtat burime sqarojnë se gjatë kontrollit në mjetin e tij, Shehajt i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje.
Arma po i nënshtrohet ekzaminimit nga ekspertë të balistikës, për të përcaktuar nëse është përdorur gjatë tentativës për grabitje dhe plagosjen e punonjësit të sigurisë së bankës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)