E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, arrestohet 31-vjeçari, lëvizte natën me snajper

SARANDE -  Një kontroll rutinë i policisë në “Gjirin e Kasolles”, në periferi të Sarandës, i njohur si vendi nga janë nisur për vite me rradhë skafet drejt Korfuzit, ka zbuluar një person të armatosur me snajper.

Sipas policisë së Sarandës, 31-vjeçari Saimir Haxhiu, një person i njohur me precedentë penalë, është pikasur gjatë natës në këtë zonë ndërsa ecte i armatosur, me një armë zjarri, tip Snajper model 44, prodhim rus, e përshtatur me dylbi profesionale.

Ndërsa merrej ne pyetje, gjatë një kontrolli në banesën e tij në Markat të Sarandës është zbuluar një arsenal armësh me 76 kapsolla detonatore, 2 kapsolla detonatore elektrike bashkë me telin përcjellës, fishekë pistolete TT model 54, si dhe dy sete pastrimi armësh.

Të gjitha sendet janë sekuestruar nga policia dhe po i nënshtrohen një ekspertize të detajuar, pasi dyshohet se janë përdorur në krime në rrethin e Sarandës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›