“Kandidimi, gjatë 6-mujorit të parë, mund të shtyhet pak”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ministri i Jashtëm çek, Karl Shvarzenberg
“Shqipëria është e ftuar të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Nëse ju do më ftoni në shtëpinë tuaj, unë e pranoj ftesën, por nëse në atë moment janë çarë tubat dhe shtëpia noton në ujë, ju nuk do jeni shumë mikpritës. Nga kriza ekonomike, BE-ja është si një shtëpi e mbushur me ujë. Pra, nxirrini vetë konkluzionet”
Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha
“Hapi tjetër nuk varet nga ndonjë presidencë, ajo varet në konsensusin e 27 vendeve anëtare, të cilat duhet të ndezin dritën jeshile. Jemi qartësisht të angazhuar për standardet e zgjedhjeve më 28 qershor. Jemi treguar të mençur në gjetjen se çfarë dhe kur duhet bërë, dhe urtësia jonë reflekton se në lidhje me BE-në, reflekton se në lidhje me NATO-n si edhe në lidhje me marrëdhëniet me rajonin, ka paguar për Shqipërinë dhe për shqiptarët”.
Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së se Shqipëria tani i ka të gjitha rrugët të hapura që brenda Presidencës çeke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit në BE. Kryeministri theksoi se shtyrja për pak kohë e procesit është normale, por shprehu sigurinë se Shqipëria do të paraqesë brenda Presidencës çeke të BE-së aplikimin për statusin e kandidatit. Berisha theksoi se edhe raporti i Komisionit Evropian është i tillë që jep dritën jeshile, tërësisht për hapin tjetër të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Duke e cilësuar këtë një moment historik, Kryeministri tha se aplikimi për statusin e kandidatit është një hap jashtëzakonisht i madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shefi i ekzekutivit, ndër të tjera, në fjalën e tij u shpreh se “muaji prill do të shënohet në historinë e kombit dhe të vendit, si muaji më historik pas nëntorit.
Ratifikimi i MSA-së
Greqia ka dorëzuar në Bruksel më 26 shkurt, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të ratifikuar dhe notifikuar. Në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian na takon ekzaktësisht në periudhën e Samitit të Strasburgut që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë të hyjë në fuqi. Në këtë kohë merr forcë, kontrata më e rëndësishme që Shqipëria ka firmosur ndonjëherë me Bashkimin Evropian. Shqipëria me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes është një vend i asociuar, i cili do të veprojë tërësisht dhe detyrimisht mbi bazën e kësaj kontrate. Deri më sot ajo ka qenë vullnet, tani ajo është shndërruar në detyrim. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në fuqi parakupton një marrëdhënie ligjore dhe të gjithanshme të një niveli të ri me Bashkimin Europian.
Presidenca çeke e BE-së
Gjatë Presidencës Çeke, për shkak të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimit Europian, krijohet dhe mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit me Shqipërinë, këshill që do të patronojë respektimin dhe konsolidimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje për vendin tonë, këshill që do të ketë degëza në të gjitha institucionet e vendit.
Administrata qeverisëse
Pra, realisht, kemi hyrë në një stad të ri shumë më të rëndësishëm kontraktual dhe politik në marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, por unë me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre zyrtarëve dhe punonjësve të administratës që me përkushtimin e tyre me reformat që projektuan dhe ndërmorën me ligjet dhe vendimet që mori ky Parlament ia dolën të shembin në një kohë rekord të gjitha muret që procesin e Stabilizim Asociimit e kishin shndërruar në vegun e Penelopës. Këtë e bënë të mundur politika paqësore e dialogut, e mirëkuptimit, rajonale dhe më gjerë që ka ndjekur qeveria jonë. Këtë e bëri të mundur dhe përpjekja e madhe për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të punuar bashkërisht për çështjet e mëdha me opozitën.
Raportet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë
Janë një seri raportesh, ndër më seriozet ndërkombëtare, të cilat deklarojnë, e zeza mbi të bardhë, se qeveria shqiptare në tërësi respekton liritë dhe të drejtat, se qeveria nuk ka ndërhyrë në politikat editoriale të mediave dhe se ajo mund të kritikohet lirshëm publikisht dhe privatisht nga qytetarët dhe se në Shqipëri nuk ka pasur asnjë proces civil apo penal ndaj gazetarëve, standard unik ky në mbarë botën. Ka tre vjet dhe po bëhen katër që asnjë gazetari, asnjë publicisti asnjë editorialisti, çfarëdo që të ketë botuar, nuk i ka kërkuar njeri burimin e informacionit, përveçse në një rast, Prokuroria një gazetari që, pasi i kishin shitur prokurorët informacionin, i kërkonin gazetarit nga e kishte marrë këtë informacion duke dëshmuar se nuk ishin prokurorë, por ishin matrapazë. Në raporte të tjera, çështja është më komplekse, sepse t i çlirosh gazetarët nga pronarët, është një betejë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ligji austriak duhet të miratohet sa më shpejt.
Kriza financiare
Janë këto politika dhe, para së gjithash këto, të cilat kanë bërë që Shqipëria të mos kaplohet nga kriza, sepse ne, më 2008 kemi hyrë si vendi me nivelin më të ulët të taksave në Evropë, sepse ne në 2008 po investonim në infrastrukturë për nevojat tona sigurisht, pothuajse dyfishin që investonte qeveria që vinte pas nesh. Këto politika kanë bërë që, me gjithë sirenat e pikëllimit që i dëgjojmë nga disa eksponentë të opozitës se ka krizë, Shqipëria të mos ketë krizë. Shqipëria mund të ketë pasoja dytësore, por unë ju garantoj se shumë shpejt Shqipëria do të rinjohë një dimension të madh tjetër të investimeve.
Samiti i Strasburgut
Ka mbarësi edhe më të madhe se koincidon pikërisht me samitin e Strasburgut. Ky samit është ngjarja më e madhe në historinë kombëtare për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Presidenca çeke shpresoj të krijojë këshillin, por natyrisht Shqipëria tani i ka të gjitha rrugët e hapura që brenda Presidencës Çeke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit. Se mund të shtyhet pak, është normale. Ne i mirëkuptojmë miqtë, por brenda Presidencës Çeke ne do ta paraqesim aplikimin dhe e meritojmë plotësisht për faktin se përfundoi tërësisht marrëveshja, edhe raporti i KE-së është i tillë që jep dritën jeshile tërësisht për Shqipërinë. Është një hap jashtëzakonisht i madh në drejtim të realizimit të projektit tjetër madhor të kombit për këtë shekull: anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009