E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama akuzon qeverise per mungesen e nje plani zhvillimi infrastrukturor

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në kuadër të diskutimit të programit politik, ka deklaruar se vendi nuk ka asnjë plan për zhvillimin e infrastrukturës. Sipas zotit Rama, objektivi kryesor mbetet krijimi i një rrjeti të unifikuar transporti.
Por cili është realiteti i infrastrukturës rrugore në vend, investimet për të cilën në programin qeveritar janë orientuar sipas kritereve ekonomike dhe sociale. Aktualisht janë ndërtuar e rindërtuar mbi 9 mijë km rrugë, 5900 prej të cilave përfunduan në mandatin e parë të qeverisë Berisha. Investimet publike gjatë atij mandati kaluan në nivelin e 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga më pak se 5% që ishte ky tregues në vitin 2005. Nëse në mandatin e parë vëmendja e ekzekutivit u përqendrua kryesisht në ndërtimin e rrugëve kombëtare, ku më kryesorja ishte përfundimi i Rrugës së Kombit, fokusi në mandatin e dytë ishin investimet paralelisht edhe në shtrimin e rrugëve rurale.
Qeveria po vijon punimet në akset dhe unazat e rëndësishme kombëtare të transportit rrugor si Rruga e Arbrit, Koridori i Jugut, rruga Levan – Tepelenë, Unaza e Tiranës, ndërsa deri vitin e ardhshëm përfundon dhe rruga Tiranë-Elbasan. Objektivi i ndërtimit të kësaj infrastrukture është përgjysmimi i distancës kohore me Tiranën, nga çdo fshat dhe qytet i vendit; dalja brenda 15-25 minutave me rrugë të asfaltuara në rrugë kombëtare nga qendra e çdo komune të vendit; lidhja me rrugë të asfaltuar të çdo fshati me qendrën e komunës, për një kohë rreth 15-20 minuta. Investimet infrastrukturore janë të  orinetura gjitashtu dhe në dyfishimin e lidhjeve ndërkombëtare tokësore me vendet fqinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›