E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative merr voten e Komisionit te Ligjeve

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar me konsensus të palëve në tërësi projektligjin për Gjykatën Administrative. Anëtarët e komisionit kanë rënë dakord që në shkallë vendi të jenë 6 Gjykata Rrethi Administrative, duke marrë si formë organizimi atë të Gjykatave të Apelit. 
“Gjykatat e shkallës së parë do të jenë në 6 gjykata, do ketë një Gjykatë Apeli dhe Kolegji i lartë. Përveç 6 gjykatave Për të qënë sa më afër aksesit të publikut në raste të veçanta mundet që një pjesë e procesve gjyqësore të zhvillohet në godinat ekzistuese. Kolegji Admintrativ do të jetë i posaçëm, me një trupë të specializuar në këtë fushë dhe duhet të gjykojnë vetëm çështje administrative”, bëri me dije, deputeti i PS-së, njëkohësisht relator për këtë ligj, Armando Subashi.  
Ndërkohë që, Subashi tha se beson se ky projektligj do të miratohet edhe në parlament. Gjithashtu, Gjykatat Administrative e shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të Gjykatave të Apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Pas miratimit në parlament do të fillojë edhe ngritja e strukturave të kësaj gjykate. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›