E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Parlamenti shtyn edhe 2 javë mandatin e komisionit

Shtyhet edhe për dy javë puna e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë miratoi 119 vota pro shtyrjes së afatit të këtij komisioni deri më datën 15 maj.
 

Pavarësisht angazhimit publik të të dyja forcave politike për të përfunduar në kohë reformën zgjedhore, kapitujt e fundit u kanë marrë shumë kohë ekspertëve të PD-së dhe PS-së.
 

Vetëm dy ditë më parë, në mbledhjen e fundit të Komisionit, u miratua kapitulli për vendosjen e lexuesve elektronikë të kartave të identitetit, i cili ishte një prej kushteve të Partisë Socialiste.
 

Aktualisht Komisioni ka përfunduar gjashtë kapituj, nga dhjetë të tillë që përshin plani i plotë i punës së tij, duke pasur parasysh rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›