Reforma parlamentare peng i kerkesave te PS
Reforma Parlamentare mbetet e bllokuar pasi Partia Socialiste refuzon të firmosë raportin e grupit të punës, i paraqitur edhe në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Kjo sipas, Jemin Gjanës, vjen pasi socialistët kanë kushtëzuar miratimin e grupit të amendamenteve me dy pika, të cilat nuk gjejnë referencë në Rregulloren e Parlamentit europian, siç e kërkon marrëveshja mes dy forcave politike e 14 nëntorit. PS këmbëngul për votim të fshehtë për dekretet e Presidentit, dhe që koha e fjalës së Kryeministrit të jetë e barabartë me atë të drejtuesit të opozitës në Kuvend.
Një tjetër pikë ku palët janë ndarë, edhe këtu për shkak të mungesës së një reference në Rregulloren e Parlamentit Europian, është kërkesa e PS-së që Presidenti të votohet me votë të fshehtë të futur në zarf.
Socialistët nga ana e tyre e depozituan nismën në fjalë për një amendim të detajuar të Rregullores së Kuvendit për votimin e fshehtë, e megjithkëtë, ata sërish nuk besojnë në një proces të pamanipulueshëm, siç është shprehur për median anëtari socialist i grupit të punës Ditmir Bushati. Mosbesimi tek votimi me kuti dhe ai me elektronikë është cilësuar nga demokratët si një fobi e vjetër e socialistëve nga vota.