E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje, INUK aksion në Shëngjin

Nga aksioni i INUK ne Himarë

LEZHE- Pas Himarës, Velipojës, Sarandës dhe Ksamilit, Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Shëngjinit. Aksioni vjen në mbështetje të Komunës së Shengjinit për ekzekutimin e rreth 200 vendimeve të marra nga Komuna.

Në mbështetje të aksionit janë angazhuar edhe forcat e policise se Lezhës dhe FNSH, per te shmangur perplasjet mes paleve gjate aksionit.

Aksioni ne Shengjin eshte ne vijim te aksioneve te tjera te sukseshme te ndermara nga INUK ne mbeshtetje te komunave dhe bashkive ne te gjithe vendin, per lirimin e hapsirave publike dhe prishjen e ndertimeve pa leje ne te gjithe zonen bregdetare ne prag te fillimit te sezonit turistik. Ky aksion do te zgjase disa dite.- thuhet në deklaratën e INUK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›