Gjykata Administrative,pasojat e krizës politike?
Arben Malaj
I nisur si projekt shumë vjet më parë, ligji që kërkon shumicë të cilësuar, pra votat nga dyja partitë kryesore politike, ka rreth dy vjet që pret në Kuvendin e Shqipërisë. Po të mbajmë parasysh që ligji është pjesë e një projekti me Qeverinë amerikane për përmirësimin e ambientit të biznesit dhe luftën kundër korrupsionit të nisur që në vitin 2005, zvarritja e tij është akoma më e gjatë.
Duke parë problemet konkrete të gjyqësorit, edhe kohët e fundit bashkë me mungesën e të drejtës së pronës dhe nivelin e lartë të korrupsionit janë tri pengesat më të mëdha në lirinë ekonomike të vendit dhe për integrimin e europian të tij. Këto sfida nuk përballen pa reforma konkrete. Krijimi i Gjykatës Administrative është element i rëndësishëm i reformës për të përmirësuar ambientin e biznesit në vendin tonë.
Kjo gjykatë e profilizuar duhet të rrisë cilësinë dhe shpejtësinë e shqyrtimit të ankesave të biznesit dhe çdo shkelje të administratës publike. Miratimi i ligjit është vetëm hapi i parë, pas kësaj do të kërkohet përzgjedhje sa më e mirë e gjyqtarëve dhe mbështetje buxhetore për ambientet dhe logjistikën e saj.
Projekti i Qeverisë amerikane "Llogaria e Sfidave të Mijëvjeçarit", ku përfshihet edhe krijimi i Gjykatës Administrative, ka sjellë impakte pozitive për përmirësimin e ambientit për biznes.
Projekti mund të kishte ecur më mirë, nëse pas rotacionit të vitit 2005 nuk do të kishte largime dhe emërime partiake në administratën publike, si dhe rishikim spontan të projekteve të mëparshme.
Miratimi në Kuvend i këtij ligji përpara përfundimit të këtij sesioni parlamentar, është bërë domosdoshmëri për disa arsye konkrete.
E para - Ligji ka nevojë të përfshijë edhe disa shqetësime konkrete të ekspertëve të opozitës, kjo do të përmirësojë ligjin dhe do të lehtësojë miratimin e tij. Vonesat e deritanishme janë të pajustifikuara, ekspertët dhe parlamentarët kanë pasur kohën maksimale në dispozicion për të qartësuar çdo problem dhe për të përmirësuar çdo element të projektligjit. Politikanët duhet të ndjejnë përgjegjësi që edhe në rast krize politike mund të gjenden momente, ku detyrimi ndaj donatorëve për reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike, është më i madh se pozicionet strikte partiake.
Projekti i vonuar është financim falas nga taksapaguesit amerikanë, mosmiratimi i tij mund të cenojë suksesin e tij dhe rrezikon të dëmtojë projektet e tjera të Qeverisë amerikane dhe donatorëve të tjerë.
E dyta - në kushtet kur miratimi këtij ligji kërkohet nga të gjithë përfaqësuesit e biznesit, votimi pa vonesë duhet të jetë një ndjesë publike e politikës ndaj biznesit, i cili është pjesë e pasurisë kombëtare të vendit tonë dhe do të ketë një impakt në rritje në sfidat ekonomike të vendit, pavarësisht nga rotacionet politike.
E treta - në kushtet kur Qeveria amerikane dhe donatorët në përgjithësi i kanë kërkuar Qeverise dhe opozitës miratimin e këtij ligji, votimi sa më parë i tij do të jetë një ndjesë publike ndaj tyre për mbështetjen që u japin reformave për sfidat jetike të vendit tonë. Politika dhe shoqëria shqiptare duhet të orientohen nga mirënjohja ndaj komunitetit të donatorëve dhe jo të nxiten në reagime egoiste kur kritikohen për dështimet e tyre.
çdo vonesë dhe çdo dështim i këtij projekti krijon pasoja negative për biznesin dhe rrit vështirësitë që u krijohen donatorëve. Vendi ynë ka kapacitete shumë të ulëta të thithjes së fondeve nga donatorët. Nëse vazhdohet kështu, ne do të përfitojmë shumë pak dhe nga fondet e BE-së që asistojnë vendet kandidate, ose do të penalizohemi nga BE dhe donatorët e tjerë për dështim të reformave në luftën kundër korrupsionit, siç ndodhi me Rumaninë dhe Bullgarinë.
është e pajustifikueshme që ky ligj të presë kaq gjatë pa u miratuar, dukë rrezikuar deri në dështim pikërisht sepse kriza aktuale politike është mbërthyer prej kohësh në qëndrime jo bashkëpunuese edhe për reforma të rëndësishme.