Disa mësime nga kaleidoskopi i shoqërisë sonë mbi politikën
Ndriçim Kulla
Partitë shqiptare, të dala pas periudhës së rënies së komunizmit, në fillim iu drejtuan populizmit edhe për ta “alfabetizuar” me demokracinë gjeneratën e dalë prej këtij regjimi. Për këtë arsye ato e “pushtuan” skenën, duke mobilizuar masa të tëra zgjidhësish dhe militantësh, përtej limiteve dhe kontradiksioneve përkatëse. Mirëpo dalëngadalë procesi i zënkave dhe mosmarrëveshjeve midis palëve u bë kronik, duke shpënë madje edhe në mosqeverisje ose mungesë e një Qeverie të qëndrueshme dhe deçizioniste, që shoqërohet pastaj me pafuqinë e kryerjes së reformave urgjente që ka nevojë shoqëria. Kjo solli detyrimisht rindezjen e shpirtit të “anti politikës” dhe nuk arriti dot të mbushë deficitin e madh të besimit në përballjen me klasën politike. Mirëpo sistemi zgjedhor, rezultati i tij dhe ndryshimet kushtetuese të zgjedhjeve të vitit 2009, kanë sjellë një pikë kthese në këtë drejtim. Po a jemi vallë vërtet në një pikë kthese?
Përfundimet e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2009, bazuar edhe në strukturën e qeverisjes që garantonte formula e sistemit zgjedhor, dëshmojnë se jemi përpara një faze kthese të politikës dhe demokracisë së vendit.
Tri risi kanë spikatur laboratorin e politikës shqiptare: në radhë të parë “shtrëngimin e radhëve të dy partive kryesore, të cilat u detyruan e do të detyrohen gjithnjë e më shumë në të ardhmen të paraqiten përballë zgjedhësve me koalicione shumë më kompakte në krahasim me të shkuarën; e në një sintezë të skajshme të këtij fenomeni mund të themi se përfundimi themelor dhe më i dobishëm është thjeshtëzimi i kuadrit politik. E gjitha kjo shpie drejtpërdrejt në një risi të dytë, që profilizon në horizont një qeverisje që mund ta shohë legjislaturën të pakërcënuar nga “fantazma” e zgjedhjes së Presidentit, e cila e copëzonte, dobësonte dhe ia ulte ritmin cilido plani afatshkurtër dhe afatgjatë të Qeverisë. Dhe së treti, shpirtrat kryesorë të “partive të vogla” të paktën për tani kanë dalë nga arganoja politike, por edhe në të ardhmen ato rrezikojnë të mbeten akoma dhe më të skajshme në skemën e përforcuar të bipartitizimit tradicional shqiptar.
Në këtë kuptim, ky skenar nxit akoma edhe më shumë reflektimin mbi pasojat dhe llojin e transformimit që ka marrë e pritet të marrë kultura politike në Shqipëri, akoma dhe më tej rezultatit elektoral. Që në fillim duhet të sqarojmë se nuk bëhet fjalë të peshojmë e të ponderojmë votat për të parashikuar qëndresën e mazhorancës aktuale apo për të parashikuar fatin e ardhshëm të opozitës. Por përkundrazi, synohet të kapen sinjalet më të thella të një shoqërie që duhet të ndryshojë në krahasim më të kaluarën e afërt. Në një optike të tillë, lindin spontanisht disa pyetje: ç’përmbajtje apo ç’domethënie u atribuojnë qytetarët emërtimeve të tilla si “nxënëse vlerash” të së majtës dhe të djathtës? Sa peshë kanë tashmë ideologjitë në zgjedhjet e tyre politike? ç’ rol parasupozohet të luajnë vlerat në epokën e “pasioneve të trishta” e të demokracisë mediatike? A mund të individualizohen diferenca në termat e sjelljes dhe orientimeve politike? Nga cilat shtresa të shoqërisë priten qasje të tilla? E së fundi, si mund të lexohet kjo fazë e re në aktualitetin e një vendi të paushtruar me një demokraci dhe jetë politike jo konfliktuale?
Nuk është e lehtë të analizosh atë fill të lehtë (gati të koklavitur) që lidh shqiptarët me politikën. Vendi ynë vështirë se mund të përmblidhet në formula skematike dhe të thjeshta qëndrimesh. Diversiteti social dhe ai i opinioneve e bëjnë kuadrin pothuajse kompleks, mbi të gjitha në një skenar ku përkatësitë ideologjike nuk janë të shuara, pavarësisht se referimi ndaj vlerave ka filluar të fitojë terren. Në vija të përgjithshme janë katër zonat socio-politike që afron kaleidoskopi i shoqërisë sonë. Rreshtimet politike, pavarësisht se nuk kanë arritur të kthehen edhe në kultura identitare politike, porse janë bërthama votuesish (shpesh edhe militantësh) të pandryshueshme në vite, zënë një pjesë të konsiderueshme nga pikëpamja ideologjike, duke manifestuar orientime analitike të së djathtës dhe së majtës. Kjo çka është spikatëse në këtë fazë të re është rritja e njerëzve të pozicionuar në zonën post-ideologjike, duke treguar një qëndrim më fluid kundrejt politikës. E në fund ekziston edhe një segment aspak i anashkalueshëm i opinionit publik, sigurisht më i madh se ai post-ideologjik, i cili pozicionohet në skaj të agorasë politike, duke u shprehur thelbësisht më gjuhën e anti-politikës. Nëse dy zonat e para janë më statiket, dy zonat e dyta janë jo vetëm më dinamiket, por edhe më vendimtaret në të ardhmen e çdo zgjedhjeje. Madje ka ardhur koha që diskurset e politikanëve t’u drejtohen pikërisht këtyre dy zonave, në një kohë që në pjesën më të madhe ato formulohen, duke u bazuar kryesisht në opinionet e dy zonave të para. Kjo duhet të shënojë pikën e kthesës, vijën ndarëse të një stine të re mendimi dhe komunikimi, pasi janë pikërisht këto dy zona, ato që nxisin një mënyrë të re të referimit të politikës: Përse vallë? Në radhë të parë se dy zonat statike të rreshtimeve të së djathtës dhe së majtës tashmë janë shfaqur jo reaguese ndaj ligjëratës politike të kundërshtarit, kurse dy zonat e dyta janë ato që demografikisht do pësojë rritje dhe kësisoj do shoqërohen me një rritje progresive të “peshës sunduese”, bashkë me një lidhje gjithnjë e më të dobët me kulturat tradicionale politike. Kurioze dhe me synimin për t’u zmadhuar është zona post-ideologjike, një zonë ku koeficientët ideologjikë nuk duket të vlejnë, por ajo që do të vlejë do të jenë rezultatet e arritura nga qeveritë përkatëse. Në këtë grupim shfaqet një vizion i politikës që pozicionohet “jashtë” ose “përtej” skemës e djathtë/e majtë, dhe që ka për ligj e busull efikasitetin dhe decizionizimin qeverisës. Një tjetër element që karakterizon zonën post-ideologjike është një qëndrim absolutisht neutral përballë fjalëve kyçe të leksikut të politikës. Kush pozicionohet në këtë grupim distancohet me fjalorin tradicional të përkatësive ideologjike, pasi beson se këto fjalë, e rrjedhimisht këto ide, nuk i përkasin as së majtës dhe as së djathtës; mund të përmendim këtu nocionet si paqe, solidaritet, punësim apo pjesëmarrje, koordinata këto të fiksuara të eksperiencës së derisotme socialiste. E po njësoj edhe legalitet, familje, siguri dhe identitet, tema këto të një fjalori ideal të së djathtës, shfaqen si terma që pozicionohen “përtej” përkatësisë politike. Në veçanti, “puna” dhe “barazia” janë fjalët që regjistrojnë më shumë kryqëzim konsensesh prej të dy palëve, në një kohë kur kanë qenë flamuj ideologjikë të së majtës; ashtu siç ndodh me çiftin “liri” dhe “familje”, dy koncepte aq të shtrenjta tradicionalisht për të djathtët. Fjalori politik i zonës “post-ideologjike” paraqitet kësisoj i pasur; sigurisht, çdo fjalë e nocion ka një prioritet, histori e ponderancë të vetën të shoqëruar me një aleancë kulturore; gjithsesi nuk nevojitet të kristalizohen idealet e të mendohet se ato janë instrumentet ekskluzive të një pale politike, përkundrazi “duhet të punohet” me idetë në realitetin e situatave të përditshme. Variabli që karakterizon më tepër zonën post- ideologjike është disponibiliteti për të votuar një politikan të caktuar, pavarësisht nga përkatësia partiake, kryesisht në votimet për bashkitë dhe komunat. Më emblematik është rasti kur politikani ka arritur të marrë më shumë vota se partia, edhe pse tashmë lista e mbyllur e ka fshehur në brendësi të vet këtë prirje. Në tërësi, po ravijëzohet një kulturë politike që ruan në fokus të konsideratës së vet efikasitetin dhe moralin e aksionit politik: është kjo receta e propozuar nga njerëzit e pozicionuar në këtë zonë socio-politike. është kjo zgjidhja e problemeve të mprehta të demokracisë shqiptare: krijimi nga ana e “polisit” dhe gjithë faktorëve “polis”-formues me durim, qëndrueshmëri dhe largpamësi, të një maxhorance votuesish post-ideologjikë. Skicohet kështu një qëndrim kritik dhe vigjilent kundrejt klasës politike: me fjalë të tjera, synohet të arrihet drejt një politike që të dijë të thotë diçka të re mbi vlerat, duke i ngulitur e rrënjosur ato në realitetin bashkëkohor. Së dyti, formulohet një ide e qartë se cila është zgjidhja e problemeve shqiptare: një dialog i qëndrueshëm, legjislaturë pas legjislature midis pozitës dhe opozitës. Ka mbërritur ora e nisjes së një stine politike, në të cilën legjitimimi i kundërshtarit politik të mos jetë vetëm një kortezi paraelektorale, por një mënyrë për qeverisjen civile. Ka ardhur koha, sipas këtij qëndrimi të zonës post-ideologjike, që ideologjitë të konsiderohen si një element pengese dhe kundërvënieje sterile, që shpie drejt një imobilizimi të strukturës administrative të vendit. Enfaza e vendosur në kërkimin e dialogut midis opozitës dhe pozitës nuk bën gjë tjetër përveçse përforcon ekzistencën e një politike hakmarrëse dhe jo produktive. Ja pse lipset të kalohet “përtej” ideologjisë, nëse në fakt ajo përkthehet në kërkimin e konsensusit nëpërmjet demonizimit të kundërshtarit politik, qoftë ky i djathtë apo i majtë.
Konturet brenda të cilave vepron politika e hamendësuar e zonës post-ideologjike, duket pra se janë, goxha të përpikta. Vuajtja, si pasojë e shkopinjve nën rrota të vëna nga ideologjia, shkon me po të njëjtin hap me distancimin nga gjuha politike tradicionale. Për të nuk ekzistojnë më fjalë kyçe apo parësore, por vetëm vlera mbi të cilat duhet të diskutohet e debatohet në autonomi të plotë. Ky qëndrim depërton në mënyrë transversale në gjirin dhe të asaj pjese të elektoratit që me shpresën e realizimit të së mirës së përbashkët të vendit, i nxit koalicionet e reja të maxhorancës të gjejnë zgjidhje të bashkë-miratuara e vendimtare për zgjidhjen e problemeve, që tashmë zvarriten prej kohësh. Të lodhur nga një tranzicion i stërzgjatur, politikës kjo zonë i kërkon të kapërcejë “pengesat” e vetvetes për t’i dhënë udhë një stine të aq mirëpritur reformash të tilla strukturore të shtetit, drejtësisë dhe ekonomisë. Por në thelb synon “konkretizimin e një politike të mirë”, por edhe domosdoshmërinë e rivendosjes së çështjes së etikës dhe integritetit në qendër të demokracisë sonë.