E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Arrest me burg per Elton Bajraktarin

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin për vrasje Elton Bajraktari.
Sipas prokurorisë, i dyshuari Bajraktari tre ditë më parë, pas një debati banal me viktimën Arber Mitro, e ka qëlluar këtë të fundit disa herë me thikë.
Para gjyqtarit të masës, i dyshuari shprehu pendesë për krimin e kryer, duke i kërkuar falje familjes së viktimës.
Elton Bajraktari, sipas akuzës, fillimisht ka nisur debatin me nipin e viktimës për zhurmën që bënte duke luajtur “play station” në dyqanin poshtë dritares së dhomës, ku i dyshuari po flinte, pas debatit me nipin, ka ndërhyrë viktima me të cilin në përleshje e sipër i dyshuari e ka qëlluar me thikë duke lënë të vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›