Mosmarreveshjet e familjareve per varrosjen e Nelson Mandeles

Pas mosmarrëveshjeve të shumta mes familjarëve të Mandelës, ka qenë gjykata ajo që ka marrë një vendim për vendin seku do të varroset lideri i Afrikës së Jugut. Njëkohësisht është vendosur që dhe trupat e tre fëmijëve të tij të rikthehen në Kunu, ku isin varrosur deri në vitin 2011, pas dëshirës së Mandelës për tu prehur pranë tyre. Kunu është dhe vendlindja e çmimit Nobel për Paqen. Një javë më parë 16 familjarë të Mandelës ishin përfshirë në një debat duke iu drejtuar më në fund gjykatës. Dy fshatrat të cilat diskutoheshin për të qenë vendi ku do të prehet Mandela janë me kilometra larg njëri tjetrit.
Mandela ndodhet i shtruar në spital që nga data 8 qershor për shkak të një infeksioni në mushkëri. Mandela ka shprehur dëshirën të varroset në Kunu, vend ku ka jetuar për shumë kohë.