E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali vendi ne krize politike

Paulo Portas jep dorëheqjen dhe Portugalia zhytet në një krizë politike. Vendimi i ministrit të jashtëm vjen një ditë pas deklarimit të dorëheqjes nga ministi i financave Vitor Gaspar, i konsideruar si përgjegjësi kryesor i krizës financiare që ka përfshirë vendin pas aplikimit të shkurtimeve në buxhetin e shtetit. 
Por kryeministri Koelho nuk ka pranuar dorëheqjen e Portas i cili është njëkohësisht dhe lideri i partisë që i garanton mazhorancën, dhe premton një zgjidhje për krizën. 

“Në orët në vijim do të bisedoj me aleatët e mi dhe do qartësojmë kushtet për ruajtur qëndrueshmërinë e qeverisë dhe të vendit. Në këtë drejtim dua të jem i qartë, nuk do të jap dorëheqjen, nuk do ta braktis vendin tim”, u shpreh ai.  

Vendimi i Portas, ministrit të jashtëm është i lidhur me emërimin e ministres së re të financave. Ndërkohë që papunësia në vend shënon një rekord të ri dhe në 15 korrik vendi do të vizitohet nga Trojka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›