Gjykata Arrest shtepie djalit te Dades. Plagosi me arme nipin e Adil arcanit
UPDATE- Gjykata e Tiranes vendosi te lere ne arrest shtepie Besnik Dabullen djalin e deputetes socialiste Arta Dade arrestuar me akuzen e plagosjes se rende ndaj Endrin Lufit.
Prokuroria kerkoi qe Dabulla akuzuar per plagosje dhe armembajtje te qendronte 20 dite ne burg por kjo kerkese u rrezua. Dabulla ka deklaruar ne sallen e gjyqit qe me Lufin ka marredhenie te mira e miqesore. Ne fund te seances trupi gjykues vendosi masen e sigurise arrest shtepie per Dabullen.
Ngjarja ndodhi mbremjen e te merkures ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane. Ndryshe nga versioni paraprak i dhene menjehere pas ngjarjes policia e kryeqytetit pas hetimeve te kryera ka gjetur se nipi i Adil arcanit eshte plagosur prej shtetasit Besnik Dabulla dhe jo nga Shkelzen Hoxha nipi i Enver Hoxhes. Policia e Tiranes ne nje deklarate per shtyp tha se ka arrestuar Besnik Dabullen me akuzen e plagosjes se rende dhe armembajtjes pa leje. Ne arrestimin e djalit te deputetes socialiste duket se ka influencuar fakti se ai ka tentuar te largohej nga Spitali Ushtarak ku kishte cuar te plagosurin sapo ka kuptuar mberritjen e policise aty.
Besnik Dabulla
Burime te policise se Tiranes thane dje se menjehere pas plagosjes se shtetasit Endrin Lufi shtetasi Besnik Dabulla i pranishem ne vendin e ngjarjes e ka transportuar te demtuarin per ne Spitalin Ushtarak me makinen e tij. Policia theksoi se eshte lajmeruar fillimisht nga urgjenca e Spitalit Ushtarak per mberritjen e nje te plagosuri dhe menjehere ka nisur sherbimet e saj. Ne momentin kur forcat e policise kane shkuar ne spital sipas tyre eshte vene re tentativa e shtetasit Besnik Dabulla per tu larguar nga vendi i ngjarjes. Per kete shkak efektivat blu kane vendosur ndalimin e me pas arrestimin e tij. Deklarata zyrtare e policise nuk ben te ditura motivet e krimit por nenvizon faktin se shkrepja e armes ka ndodhur si pasoje e nje konflikti mes Besnik Dabulles Endrin Lufit dhe Shkelzen Hoxhes. Sipas variantit zyrtar te policise te tre personat kane qene duke darkuar ne lokalin Liburnia ne pronesi te Besnik Dabulles prane Fakultetit Juridik ne Tirane. Varianti zyrtar i ngjarjes permend faktin se ne konflikt jane perfshire djali i Arta Dades Besnik Dabulla Endrin Lufi nipi i ish-kryeministrit ne kohen e diktatures Adil arcani si edhe Shkelzen Hoxha nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Policia
Pergjate oreve te vona te se merkures ne rrugen Perlat Rexhepi ne Tirane ne ambientet e nje lokali ka ndodhur nje konflikt ku jane perfshire tre shtetas dhe per pasoje eshte plagosur rende me arme zjarri 34-vjecari Endrin Agron Lufi. Ne vendngjarjes shkuan menjehere oficere te Policise per Hetimin e Krimeve te Renda dhe ekspertet kriminaliste te cilet bene te mundur sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat deklaroi dje policia nepermjet zedheneses Alma Katragjini. Nga hetimet e kryera deri me tani nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit u konkludua se ne kete konflikt jane perfshire shtetasit Besnik Dabulla Endrin Lufi dhe Shkelzen Hoxha te cilet ne momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar ne ambientet e lokalit Liburnia ne rrugicat e ish-Bllokut ne pronesi te shtetasit Besnik Dabulla. Ky i fundit dyshohet se eshte konfliktuar me pas me shtetasit e sipercituar ku per pasoje ka plagosur rende Endrin Lufin 34 vjec lindur e banues ne Tirane i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje te rende shendetesore thuhet ne komunikaten zyrtare te policise se Tiranes.
Nipi i Enverit Skam qene ne vendngjarje po festoja me familjen
Ndryshe nga njoftimi i policise dhe sa ishte deklaruar fill pas ngjarjes nipi i Enver Hoxhes Shkelzeni ka deklaruar sot paradite se nuk ka qene fare ne lokal ne momentin kur ndodhi ngjarja pasi ne ate kohe festonte ne nje gezim familjar.
Ai ka pranuar se ka qene ne shoqeri me Besnik Dabullen djalin e Arta Dades dhe Lufin por deri ne oren 15 30 te drekes kohe pas te ciles eshte larguar.
Mengjesin e sotem ai ka qene ne polici ku ka dhene deshmine e tij lidhur me ngjarjen ne fjale per te cilen pranon se eshte njoftuar per sa ka ndodhur vetem permes medias.