Digjen 1200 kuti me flete votimi kerkohet benzine
Ky ritem qe nuk ishte parashikuar do te beje te mundur qe diten e merkure te gjitha fletet e votimit tashme te jene asgjesuar. Ndryshe nga sa pritej kur puna te vijonte me pastrimin e kutive te votimit paralelisht me ato te materialeve zgjedhore grupet e punes kane lene per pak kohe materialet dhe jane marre vetem me fletet e votimit. Nje prej punonjesve
shprehet se ne kete menyre puna u ka ecur me mire e me shpejt. Rezultati i dy diteve te para ka sjelle qe fletet e pothuaj te gjithe qarkut te Shkodres Beratit Dibres Lezhes etj. te jene drejt asgjesimit te plote. Mesohet se fletet e Tiranes dhe Fierit mund te jene te fundit qe mund te asgjesohen per shkak te vendosjes se tyre ne magazine. Megjithese nuk ka pasur rregull ne vendosjen e kutive pergjithesisht kutite e qarqeve te caktuara jane bashke ashtu sic jane transportuar pas zgjedhjeve ne magazine.
Ndryshe nga dita e pare kur puna nisi me vonese dje punonjesit u paraqiten para ores 8 te mengjesit ne pune. Nje urdher i brendshem ne KQZ u kishte bere thirrje edhe punonjesve te administrates qendrore te vinin e te paraqiteshin ne pune. Por duke pare se gjithcka po shkonte qete punonjesit jane larguar per te vijuar punimin e fundjaves. Ne Lunder grupet e punes tete te tilla te perbera nga 6 vete nisen punen vetem me kutite e votimit. Kur kishin kaluar vetem pak ore ishin mbushur dhjetera kamione te ushtrise te cilet bene rrugen nga Lundra deri tek ura e Farkes disa kilometra e gjate disa here me fletet e votimit. Hyrja ne magazinat e Lundres eshte e pamundur nese nuk ke nje autorizim nga KQZ-ja. Edhe nese e ke nje te tille nuk mund te qendrosh me shume se disa minuta per ta pare procesin nga afer. Ajo qe vihet re eshte shpejtesia e te punuarit pasi duke nisur vetem me kutite e fleteve te votimit grupet e punes punonin shpejt. Puna ne mengjes eci me ate ritem sa punonjesve iu mbaruan qeset ku duhej te fusnin fletet e votimit. Me pas disa kamione ushtrie qendronin jashte ambientit. Ngarkimi duket i lehte dhe mjaftojne pak minuta qe kamioni te jete plot. Ai niset menjehere per tek ura e Farkes ne Lumin Erzen. Vendin e tij e ze kamioni i radhes. Buze lumit Erzen ka disa gropa qe perdoren nga biznese te caktuara per asgjesime mallrash te ndryshme inertesh. Me te mberritur fillon puna per shkarkimin e votave. Me pas disa punonjes te pajisur me bishta metalike fshese si dhe me bidone me benzine nisin djegien. Mesohet se KQZ-se ka blere 1 mije litra benzine ose dy here me shume sec ishte programuar fillimisht per te bere djegien pa probleme te fleteve te votimit. Nje nga punonjesit qe shoqeron kamionet thote se duhen disa bidone me benzine njeheresh per te djegur nje kamion me vota. Ai tha se fletet jane te trasha shpeshhere ka grumbull me flete bashke te pashkeputura fletet e pa perdorura ne zgjedhje te cilat kane veshtiresi per tu asgjesuar. Me bishta fshese dhe duke i hedhur zjarrit disa here benzine rresht behet e mundur qe fletet te kthehen ne hi. Nje punonjes merret vetem me djegien duke i qendruar ne koke derisa te gjitha fletet te jene asgjesuar. Nese nuk qendron prane zjarrit per te perzier fletet ai fiket e kerkon serish benzine per te vene flaken thote njeri prej tyre. Gjithashtu punonjesi thote se eshte kerkuar benzine tjeter shtese. Te flasesh me punonjesit e hapjes se kutive eshte e veshtire pasi shume prej tyre i druhen edhe situates duke mos dashur te flasin sidomos me gazetaret qe vijne ne magazine. Edhe kurioziteti per te marre ndonje flete votimi para se te digjet eshte serish e ndaluar sepse sic shpjegohet ligji ka vene detyrimin qe ato te digjen dhe smund te jepen. Ndryshe nga dita e pare ka edhe nje interes te renie pasi kamioni i pare u shoqerua nga afer edhe nga dhjetera banore te zones per te pare spektaklin me bidone benzine e me flete votimi qe digjen.
Puna per hapjen e kutive te votimit eshte teper e thjeshte se vetem per nje minute zbrazet nje kuti. Keputen kapeset me pinca dhe fletet futen ne qese. Rregull per marrjen e kutive nuk ka. Per hapjen e tyre veprohet me cte te kapi dora. Punonjesit disa prej te cileve kane marre pjese edhe ne asgjesime te tjera shprehen se punojne me me kujdes ndersa tregojne se ne proceset e zgjedhjeve te tjera nje gje e tille nuk ka qene keshtu. Ata thone se kane qene shume me pak punonjes ne pastrimin e kutive te votimit te zgjedhjeve te kaluara. Fillimisht KQZ-ja kishte programuar 3 muaj kohe qe te zbrazeshin kutite ndersa me pas e llogariti kete afat ne dy muaj pasi mori ne pune dyfishin e punonjesve te programuar. Por nisur nga rezultati ky afat duket se do te mbyllet para kohe. Me kete ritem ata shprehen se do te duhen vetem tri dite pune per te perfunduar asgjesimin e plote te fleteve te votimit. Keshtu diten e merkuren duk do te kete me flete votimi te 28 qershorit ndersa sot diten e diele eshte lene te behet pushim per te rinisur menjehere diten e hene ne mengjes.
Kuti te demtuara
Tete prej punonjesve jane pergjegjes dhe merren kryesisht me materialet zgjedhore. Jane blere zarfe te posacem per futjen e tyre para se te dergohen ne Arkiven e Shtetit. Po dje ka nisur puna edhe per sistemimin e listes se zgjedhesve ne zarfe te posacem qe po ashtu do ti shkoje Arkivit. Raportohet se jane hasur edhe shume kuti te demtuara ne zgjedhjet e kaluara madje ne nje numer te konsiderueshem. Ende nuk ka nje numer te sakte te kutive qe duhet te zevendesohen. Mesohet se do te behet edhe nje raport per te KQZ-ne e cila do te duhet te kerkoje blerje te kutive te reja vetem per ato qe jane demtuar. Nuk ka ende raportime per ndonje shifer per kutite e reja qe mund te blihen ndonese punonjesit dhe administrata pranon se numri i kutive te demtuara eshte i larte. Ne procesin tjeter ate te hapjes se kutive te materialeve zgjedhore puna ecen me me ngadale. Raportohet se ka edhe demtime te tjera te materialeve zgjedhore si kutite e kartonit apo ne vecanti dhomat e fshehta ku behet votimi te cilat do te duhet te zevendesohen. Kujdes i vecante tregohet edhe nga rojet per te mos pasur vjedhje te materialeve te ndryshme te kancelarise nga ana e punetoreve apo te cdo personi te paautorizuar.
Materialet zgjedhore
Fillimisht shenohet cdo material qe kerkon ligji per ta derguar ne Arkive e me pas futet ne zarf. Me pas shenohen materialet e tjera te domosdoshme te cilat mund te perdoren ne zgjedhjet e ardhshme si kodet zgjedhore kodet e sigurise boja matrikulluese paketa e kancelarise tamponat e vulave vizore stilolapsa makine llogaritese etj. Sipas procesit te punes te programuar me vendim do te kete edhe nje pastrim te kutive kryesisht te etiketave dhe fleteve te ndryshme te ngjitura ne te gjitha kutite. Kjo pune do te kerkoje kohe te gjate. Me pas do te hartohet edhe nje procesverbal per te gjitha pajisjet e domosdoshme te cilat mund te perdoren serish ne zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjeter do te pergatitet edhe nje buxhet per te blere pajisjet qe mungojne jane demtuar ose do te duhen te reja. Materialet zgjedhore qe do te shkojne ne Arkive jane kryesisht te gjitha dokumentacionet e perdorura ne zgjedhje si procesverbalet apo listat e zgjedhesve. Ato do te ngarkohen ne furgonin e KQZ-se per tu nisur ne Arkive e me pas per tu dorezuar me procesverbal per cdo dokument perkates.
Afatet
Puna per pastrimin e kutive eshte llogaritur ne 2 muaj. Me vendimin e KQZ-se eshte percaktuar se qe nga data 7 janar e deri ne daten 5 mars ky proces do te kete perfunduar. Keshtu jane punesuar 50 punonjes provizore per te hapur mese 10 mije kutite e votimit qe gjenden ne magazinat e Rezervave te Shtetit ne Lunder te Tiranes. Sipas vendimit te KQZ-se kjo pune duhet te perfundoje sa me shpejt ne menyre qe kutite te jene gati per zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit. Nga ana tjeter vendimi i KQZ-se permban edhe detajet e shpenzimeve si dhe mjeteve qe duhen ne kete proces pune. Kutite plastike do te pastrohen edhe
nga letrat e ngjitura me siglen e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Arkivimi
Materialet zgjedhore si proces-verbalet dhe lista e zgjedhesve do te shkojne ne Arkivin e Shtetit sic eshte bere ne te gjitha zgjedhjet e kaluara. Ashtu sic parashikohet ne ligjin per arkivat dokumentet qe vijne ne kete institucion duhet te ruhen te pakten per 25 vite perpara se ato te mund te publikohen apo te perdoren. Por gjithsesi edhe ligji lejon klauzolen qe per interes publik dokumente te caktuara mund te merren nga arkivi per tu perdorur per interesa te caktuara. Ne arkiv do te shkoje edhe lista e zgjedhesve e cila sipas drejtuesve te tij nuk mund te publikohet per shkak se permban brenda informacion
qe shkel te dhenat personale te qytetareve qe kane votuar.
PS Po digjen provat e manipulimit
Partia Socialiste akuzoi dje qeverine dhe kreun e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani se nepermjet djegies se fleteve po synojne te zhdukin provat per manipulimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Deputetja Vasilika Hysi tha nga selia roze se kreu i KQZ-se Ristani eshte vendosur ne sherbim te qeverise duke shkelur ligjin. Deshirojme ta paralajmerojme ushtarin e mire Ristani se kompetencat e tij nuk percaktohen nga urdhrat e Sali Berishes por nga ligjet e ketij vendi dhe nga Kodi Elektoral. do abuzim politik me keto kompetenca i ve perfaqesuesit e PD-se ne KQZ ne nje fushe te minuar juridike qe mund te kete pasoja te renda ligjore per ata vete ne momentin kur ketij pushteti te vjedhur qe sot e ben ate te paprekshem ti vije fundi nenvizoi Hysi. Sipas deputetes socialiste djegia e fleteve te votimit eshte nje veprim qe pershkallezon krizen politike pergjegjesine per te cilen sipas saj e ka kryeministri Berisha dhe kreu i KQZ-se Ristani.
ERALD KAPRI