E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: I rregullt arrestimi

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si të rregullt dje arrestimin e personave të prangosur nga operacioni policor "Fshehja", mes të cilëve edhe ish-drejtoresha e Tatim Taksave në qytetin e Fierit, Nevila Bami. Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuar në mungesë nga e njëjta gjykatë për të gjithë të arrestuarit. Burime pranë gjykatës së kryeqytetit bënë të ditur se togat e zeza të kësaj gjykate lanë në masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" dhe të "ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive profesionale ose afërsitë" Shkëlqim  Sakon dhe K.Ç. Ata akuzohen për "falsifikim të vulave, stampave ose formularëve"; "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën", në bashkëpunim dhe "falsifikim të dokumenteve". Ndërsa për Ajeta Shkëmbin, Marjana Palla, Nevila Bamin dhe Brunila Trebickën caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhe për dy prej tyre "ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive, të caktuara profesionale ose afërsitë" për të njëjtat akuza. Bëhet e ditur se asnjëri prej tyre, përveç Trebickës, arresti i të cilës nuk është ekzekutuar, nuk kanë pranuar akuzat. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin krijuar dy kompani fantazmë. Po sipas akuzës, në këtë mënyrë ata shmangin detyrimeve fiskale shtetërore, duke i shkaktuar shtetit humbje në miliarda lekë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›