E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vegjlit, kunder PD e PS per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor Eva Gjura

Miratimi i reformes zgjedhore me unanimit nga mazhoranca dhe opozita dje ne Parlament nuk eshte pritur mire nga partite e vogla parlamentare. Ne unison kreret e partive te vogla jane shprehur kunder marreveshjes se PD-se dhe PS-se per reformen zgjedhore duke deklaruar se kjo reforme nuk garanton barazine e votes se lire. Kryetari i PR-se, Mediu, kryetari i PBDNJ-se, Dule, kryetari i PBDIU-se, Idrizi, jane shprehur kunder miratimit te reformes, ndersa kane bere thirrje per rishikimin e ketij Kodi ne te ardhmen.

Reagimi i kreut te PR-se, Mediu

Kryetari i republikaneve, Fatmir Mediu, ka marre fjalen ne seancen parlamentare duke deklaruar voten kunder reformes zgjedhore, e cila, sipas tij, eshte nje marreveshje mes dy forcave kryesore politike dhe jo nje reforme qe garanton barazine e votes. "Kjo eshte e 16-ta reforme zgjedhore ne Shqiperi, e 16-ta marreveshje PD-PS per te krijuar monopol ne zgjedhje. Ajo duhet te garantoje pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhje, por nuk e ben, prandaj une deklaroj voten time kunder", - tha Mediu. Gjithashtu, ai theksoi se, "kjo marreveshje, nuk i jep te drejte qytetareve te vendosin per te ardhmen, nuk ka barazi ne vote. Vota e qytetarit ne Konispol nuk eshte e barabarte me voten e qytetarit ne Tirane apo Fier".

Reagimi i kreut te PBDNJ-se, Dule

Kunder reformes zgjedhore u shpreh edhe kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, i cili per te votuar votoi pro ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor. Gjate fjales se tij, Dule theksoi se ndryshimet nuk garantojne barazine e votes dhe perserisin historine e vjedhjes. Dule beri thirrje per hartimin dhe rishikimit ne te ardhmen te te gjithe Kodit. "E shikoj qe skenari eshte planifikuar festiv. Per te mos qene dhe une mes atyre, do te them se do te votoj pro ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, do te pershendes koleget e mi ne komisionin e reformes, te cilet ne nje klime kontradiktore dhe konfliktuale arriten konsensus. DASH thote se nuk ka shpresa qe qeveria mund te nderrohet me vote. A ka dike qe mund te na jape garanci qe ne Shqiperi qytetari me voten e tij mund te ndryshoje qeverine? Kam nje pyetje, skenarin festiv kush do ta organizoje pas zgjedhjeve? Zgjedhjet mund te jene ne te gjitha aspektet te drejta te barabarta, por nga produkti i tyre prodhojne pabarazi. Marreveshja e arritur eshte kompromis, por larg standardeve te zgjedhjeve te lira dhe te barabarta", - u shpreh Dule.

Reagimi i PDIU-se

Kunder miratimit te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor ka reaguar edhe PDIU-ja. Duke perseritur qendrimin e disa diteve me pare, PDIU ka akuzuar partite e medha se vendosen me arrogancen e kartoneve te kalojne ne Kuvend nje Kod Zgjedhor selektiv. Nepermjet nje deklarate per shtyp, PDIU ka deklaruar pse dy deputetet e saj ne Kuvend nuk i votuan ndryshimet ne Kod. Sipas PDIU-se, kjo force politike nuk mund te votoje nje Kod, i cili prodhon pabarazi ne perfaqesimin e votave te qytetareve, duke krijuar pragje artificiale te ndryshme nga qarku ne qark, e qe cmontojne parimin e barazise se votes. PDIU ka bere te ditur se, eshte mjaft komode edhe me sistemin aktual zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›