Përfitimet për ushtarakët që lirohen nga shërbimi për shkak të gjendjes shëndetësore
Përcaktohen kriteret dhe masa e trajtimit financiar sipas gradës dhe pozicionit që kanë pasur
Laureta Rryçi
Tiranë - Ushtarakët aktiv të Forcave të Armatosura kur sëmuren në detyrë, ose për shkak të detyrës, përfitojnë trajtim financiar nga shteti. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm kriteret dhe masën e trajtimit financiar që përfitojnë ushtarakët që lirohen nga shërbimi për arsye shëndetësore. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura, kur sëmuret në detyrë ose për shkak të detyrës, dhe kur vërtetohet me raport të Komisionit të Lartë Mjekësor të Spitalit Universitar Qendror Ushtarak, lirohet nga shërbimi në Forcat e Armatosura dhe përfiton trajtim financiar deri në punësimin e tij ose në daljen në pension të plotë pleqërie. Për të përfituar këtë drejtë, ushtarakët duhet të kenë disa vite në Forcat e Armatosura. Vitet që janë të ndryshme në varësi të gradës apo pozicionit që ata kanë pasur në momentin kur gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar.
Kriteret
Të drejtën e trajtimit e kanë ushtarakët që kanë vjetërsi shërbimi jo më pak se tre vjet në këto forca dhe trajtohen me pagën bazë për grade si më poshtë vijon: Oficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntogerit me vite shërbimi nën 2 vjet;
Nënoficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntetarit me vite shërbimi nën 2 vjet; Ushtarët profesionistë trajtohen me pagën bazë për gradë të ushtarit profesionist I me vite shërbimi nën 2 vjet. Ushtaraku e përfiton këtë pagë deri në çastin e punësimit ose të plotësimit të kushteve për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi apo pensioni pleqërie. Pagesa bëhet pranë reparteve ushtarake, ku ushtaraku ka kryer shërbimin.
Penalizimi
Ky trajtim financiar ndërpritet nëse ish-ushtaraku refuzon vendin e punës që i ofrohet nga zyrat përkatëse të punës dhe nëse deklarohet i aftë nga ana mjekësore nga Komisioni Mjekësor i Lartë në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak. Ushtaraku ka të drejtën e zgjedhjes ndërmjet këtij trajtimi financiar dhe trajtimit me pagesë kalimtare, sipas nenit 10 të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Rendit Publik, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të ish-Ministrisë së Brendshme", të ndryshuar. Personat përfitues të këtij trajtimi financiar duhet t'i nënshtrohen një herë në vit rivleresimit mjekësor nga Komisioni Mjekësor i Lartë në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak.
Box
Kriteret dhe masa e trajtimit financiar të ushtarakut kur lirohet nga shërbimi për arsye shëndetësore
1. Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura, kur sëmuret në detyrë ose për shkak të detyrës, dhe kur vërtetohet me raport të Komisionit të Lartë Mjekësor të Spitalit Universitar Qendror Ushtarak, lirohet nga shërbimi në Forcat e Armatosura dhe përfiton trajtim financiar deri në punësimin e tij ose në daljen në pension të plotë pleqërie.
2. Të drejtën e trajtimit sipas këtij vendimi e kanë ushtarakët që kanë vjetërsi shërbimi jo më pak se 3 (tre) vjet në këto forca dhe trajtohen me pagën bazë për grade si më poshtë vijon:
a) Oficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntogerit me vite shërbimi nën 2 vjet;
b) Nënoficerët trajtohen me pagën bazë për gradë të nëntetarit me vite shërbimi nën 2 vjet;
c) Ushtarët profesionistë trajtohen me pagën bazë për gradë të ushtarit profesionist I me vite shërbimi nën 2 vjet.
3. Ushtaraku e përfiton këtë pagë deri në çastin e punësimit ose të plotësimit të kushteve për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi apo pensioni pleqërie. Pagesa të bëhet pranë reparteve ushtarake, ku ushtaraku ka kryer shërbimin.
4. Ky trajtim financiar ndërpritet nëse ish-ushtaraku refuzon vendin e punës që i ofrohet nga zyrat përkatëse të punës dhe nëse deklarohet i aftë nga ana mjekësore nga Komisioni Mjekësor i Lartë në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak.
5. Ushtaraku ka të drejtën e zgjedhjes ndërmjet këtij trajtimi financiar dhe trajtimit me pagesë kalimtare, sipas nenit 10 të ligjit nr. 8087, datë 13.3.1996, "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Rendit Publik, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të ish-Ministrisë së Brendshme", të ndryshuar.
6. Periudha e trajtimit financiar, në zbatim të ligjit nr.7703, date 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, quhet periudhë sigurimi. Kontributet për sigurimin shoqëror të këtyre ushtarakëve përballohen nga fondet e miratuara për Ministrinë e Mbrojtjes.
7. Personat përfitues të këtij trajtimi financiar duhet t'i nënshtrohen një herë në vit rivlerësimit mjekësor nga Komisioni Mjekësor i Lartë në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak.
Box
Detyrimet e shtetit për të mbuluar shpenzimet për kurimin e ushtarakut
Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura dhe pjesëtarët e familjes në ngarkim të tij, si dhe ushtari i shërbimit të detyrueshëm aktiv, që diagnostikohen apo kurohen në institucionet shëndetësore, ushtarake apo civile, publike, brenda vendit, përfitojnë kujdes shëndetësor pa pagesë, vetëm në përputhje me sistemin e referimit, të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Shpenzimet për shërbimet e kujdesit shëndetësor, që, për arsye objektive, nuk ofrohen nga institucione shëndetësore publike, në bazë të vendimit të Komisionit Mjekësor të Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, por që mund të bëhen në institucione shëndetësore, private, brenda vendit, mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, i parashikuar çdo vit për këtë qellim.
Kur vendoset që diagnostikimi apo kurimi të kryhet në institucione shëndetësore jashtë vendit, në bazë të vendimit të Komisionit Mjekësor të Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, shpenzimet për diagnostikimin apo kurimin e ushtarakut të Forcave të Armatosura dhe të ushtarit të shërbimit të detyrueshëm aktiv, mbulohen në masën 100 për qind nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa shpenzimet për pjesëtarët e familjes në ngarkim të ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura mbulohen në masën 50 për qind dhe diferenca përballohet nga vetë përfituesi. Shpenzimet e udhëtimit për ushtarakun aktiv të Forcave të Armatosura përballohen në masën 80 për qind nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe për pjesëtarët e familjes së tij 50 për qind, ndërsa shpenzimet e udhëtimit për ushtarin e shërbimit të detyrueshëm aktiv, përballohen në masën 100 për qind nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Ushtaraku në rezervë, lirim apo pension, i Forcave të Armatosura dhe pjesëtarët e familjes në ngarkim të tij, si dhe ushtari i shërbimit në rezervë kur sëmuret në shërbimin ushtarak, kur diagnostikohen apo kurohen në institucionet shëndetësore ushtarake apo civile, publike, përfitojnë kujdes shëndetësor pa pagesë, në përputhje me sistemin e referimit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
18 Korrik 2009