Gjykata Kushtetuese: Pse e rrëzuam paktin detar Shqipëri-Greqi

Tiranë, 27 Janar NOA - Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Shqipërisë njoftoi sot zyrtarisht se në mbledhjen e saj të djeshme
ka rrëzuar paktin për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë firmosur nga qeveritë
e dy vendeve.
Gjykata Kushtetuese tha se në bazë të nenit
131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me
Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë
dhe Republikës së Greqisë Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit
kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës
ndërkombëtare.
Gjykata Kushtetuese thekson se në
projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale
që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të
OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.
Vendimi i arsyetuar do të vihet në
dispozicion në një kohë tjetër të përshtatshme, - përfundon deklarata nga Gjykata
Kushtetuese.
e.r/NOA
Lexoni më shumë mbi argumentin:
PS:
Kushtetuesja kapi mat Berishën
Meta:
Vendimi nuk do ndikojë në lidhjet me Greqinë