E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese është në presion politik

Meidani

Gjykata Kushtetuese në kuptim të sistemit shqiptar ndodhet nën presionin e politikës. Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani u është bashkuar dje zërave të përfaqësuesve të tryezës për rolin e gjyqësorit në demokraci, duke kaluar përtej kritikës së rastit në sugjerime konkrete. “Roli i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri do të ishte më i lehtë nëse këtu do të kishte senat, por në situatën aktuale ajo ndodhet nën presion politik...Tepër i rëndësishëm është reagimi publik dhe i medias për të shmangur këtë votë parlamentare politike. Nga ana tjetër unë mendoj se ka mjaft probleme që kërkojnë trajtim në kushtetuese për të shmangur proceset paralele të emërimit, ndaj për këtë duhet pakësuar vota parlamentare sidomos ndaj këtyre dy institucioneve”, ka thënë ish-presidenti i Republikës. Një interpretim i këtij qëndrimi shkon në favor të idesë së forcimit të rolit të Presidentit në procesin e emërimit duke minimizuar replikën e Parlamentit që me ndryshimet kushtetuese ia dorëzon vendimmarrjen një shumice të thjeshtë. Praktika e tanishme, kur PD po shfrytëzon Kushtetutën e ndryshuar së bashku me socialistët për të rrëzuar me votë kandidatura që mbështeten nga një pjesë e madhe e institucioneve flet për reduktimin e rolit të tij në transmetues të vendimeve të partisë kryesore.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›