Nga oficer ushtrie, në prokurori
Karriera
Vasil Ristani në Fier njihet si një oficer ushtrie, ku ka punuar për shumë vite. Ai ka punuar pranë divizionit të Fierit, si dhe pranë disa institucioneve të tjera ushtarake. Ndërkohë që në vitin 2001, Vasil Ristani e gjeti veten oficer të policisë gjyqësore. Nga shqyrtimi i dosjes së tij personale, mësohet se Vasil Ristani e ka mbrojtur vendin e punës si OPGJ nëpërmjet një kursi tremujor në Sauk, kurs ku ka marrë të dhënat bazë të hetimit. Ai njihej si person mjaft i komunikueshëm. Vasil Ristani jeton në Fier, dhe pavarësisht episodit të fundit, ai gëzon respektin e kolegëve dhe qytetarëve.
#