Gjykata Kushtetuese kërkon zbatimin e vendimeve të saj
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por edhe juristë nga Sistemi i Drejtësisë, kanë organizuar ditën e djeshme një takim ku është vënë theksi në moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i kësaj gjykate, Vladimir Kristo, u shpreh se gjatë viteve nuk janë zbatuar disa vendime tepër të rëndësishme. Ai hodhi mendimin se bëhet fjalë edhe për zbatimet e vendimeve të gjykatave në përgjithësi. “Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por për të gjitha gjykatat e tjera”, - tha Kristo. Vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese dhe që nuk janë zbatuar është vendimi për prokurorin e Përgjithshëm, për pensionet e ushtarakeve, si dhe largimi i disa gjyqtarëve në mënyrë të padrejtë nga KLD-ja disa vite më parë. Një pjesë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar në 10 vitet e fundit. Anëtarë të kësaj gjykate, ekspertë të fushës juridike dhe gjyqtarë të shkallëve të ndryshme kanë apeluar zbatimin e këtyre vendimeve nga qeveria, KLD-ja dhe Parlamenti, që janë dhe institucionet që nuk kanë qëndruar indiferente ndaj këtyre vendimeve.
17 Maj 2008